E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Oltës, shprehja e Hakiut

11/04/10 01:35

Mandi dhe Klodi flasin për largimin e Oltës. Të dy kanë mbetur të habitur e këtë gjë e shprehin hapur. Mandi thotë se ndonjëherë nuk e kupton publikun dhe nuk kupton se cfarë ata presin prej tyre, pasi sipas tij, nuk mund të shtiren e të sillen ndryshe nga ata që janë. Ai flet për Oltën dhe mendon se ajo fliste atje ku i takonte dhe thoshte ato që duhej të thoshte. Mandi shprehet se herët a vonë, të gjithë do dalin, por Klodi mendon se nga vajzat, kishte të tjera që duhej të dilnin para saj. Ai tregon se kur erdhi momenti për të treguar se kush do largohej, Olta u pre dhe e mendoi vërtetë se do dilte. Klodi dhe Mandi flasin edhe për Hakiun. Mandi mendon se ai ka avantazh pasi ka Kosovën me vete, ndryshe nga ata që janë të shpërndarë. Ai justifikon veten për apelin që bëri duke thënë se ky fakt bëri që të vepronte ashtu. Seldi vjen nga debati me Hakiun dhe bashkohet me ta. Ai përsërit fjalët e Hakiut se është më i miri dhe thotë se tani u zgjua ariu nga gjumi. Kur ke përcarje brenda, përfitojnë hienat- thotë Mandi, ndërsa Seldi shprehet se kaq donte, pasi që tani e tutje do ia tregojë ai vendin Hakiut. Mandi thekson se ai ka Kosovën nga mbrapa, kurse ata janë të shpërndarë. Seldi fillon tu tregojë për debatin që pati pak më parë me Hakiun, ndërsa Mandi tregon se nga jashtë, kishte mendim pozitiv për të, por kur e njohu brenda, e ndryshoi atë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›