E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nominimi i Tatianës dhe takimi i Erionit

11/04/10 01:10

Tatiana është kurioze të dijë se kush e ka nominuar. Ajo ia bën këtë pyetje të tjerëve, kur pranë saj ndodhet Miri, Manal dhe Hakiu. Miri i thotë se i shkojnë në mendje disa banorë e ia tregon me zë të ulët, duke thënë vetëm se janë të grupit tjetër. Ai thotë me bindje se nga grupi i tyre, asnjë nuk ka patur arsye ta nominojë, të paktën sipas tij dhe e siguron se ai vetë nuk e ka bërë një gjë të tillë. Tatiana ndyshon bisedë dhe shprehet se tashmë e kupton emocionin e nominimit e nëse deri disa minuta më parë e ngacmonte një banor që ishte në nominim pa të keq, tani e kupton se sa e rëndë është kjo pjesë.
Me ta bashkohet edhe Erioni i cili i thotë Hakiut dhe Mirit se Bertina u bëri të fala atyre vecanërisht. Ai fillon tu tregojë se cfarë ndodhi në këtë surprizë të përgatitur për ta. Për Bertinën tregon se kishte ndryshuar, se ajo i kishte thënë se e kishte zhgënjyer në disa raste, por përgjithësisht po sillej mirë, kishin folur për mbështetjen e familjes së tij për lidhjen e tyre. Erioni tregon duke qeshur se cdo fjalë, Bertina e lidhte me veten, por ai i kishte thënë se kur të dalin, do flasin bashkë. Tatiana ndërhyn në bisedë duke pyetur nëse për ta kishte thënë ndonjë gjë Bertina, por Miri e justifikon duke thënë se bertina ishte më pak e lidhur me to, pikërisht nga kohëqëndrimi i shkurtër. Për Tatianën, edhe dy javë ishin të mjaftueshme për tu njohur me të. Ajo fillon të flasë edhe për Oltën dhe e përcakton raportin e tyre si shmangie nga ana e Oltës. Tatiana mendon se pavarësisht se si mund të jetë dukur nga banorët e tjerë apo jashtë, pasi Mandi i ka thënë se ajo ka ndenjur mjaftueshëm me Oltën, ajo nuk e ka ndjerë afrimin me të dhe përvec bisedave më të thjeshta, mes tyre nuk ka patur asgjë. Mandi, duke u nisur nga fjala e Tatianës se gjërat duken ndryshe nga sa janë, shprehet se edhe ai vetë ka ndryshuar mendim për disa banorë që kur i shihte nga televizori, mendonte ndryshe për ta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›