E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen në Durrës 3 kontenierë me mish pa vulë, 5 tonë në tregun shqiptar

Në Portin e Durrësit prej javësh qëndrojnë të bllokuar 3 kontenierë me mish. Për përpos kësaj janë 5 kontenierë me mish dhe dhjamë të ngrirë pa certifikatat veterinare dhe të sigurisë ushqimore që kanë hyrë në Shqipëri, dhe që përbëjnë rrezik real për konsumatorët.

Madje autoritetet bëjnë me dije se dy prej kontenierve janë zhdoganuar, dhe një sasi prej mbi 27 ton tashmë është shpërndarë në treg, ndërsa këtu e bllokuar është sasia tjetër prej 26 ton mish. Tre konteinerët mbeten të bllokuar në port pasi nuk kanë asnjë dokumentacion origjine, adresë të kompanisë pritëse dhe certifikatë  sigurie.  Burime nga Inspektorati i Sigurisë Ushqimore dhe autoritetet doganore kanë bërë me dije se ngarkesat kanë mbërritur në Portin e Durrësit që me datë 10 shkurt.
Konteinerët janë zhdoganuar në Tiranë, por pas kontrolleve, ka rezultuar që certifikatat veterinare që shoqëronin ngarkesën ishin të falsifikuara. Këtë e konfirmoi edhe shërbimi veterinar i Paraguajit nga ku importohej sasia e mishit. Autoritetet thonë se kjo nuk është e vetmja sasi mishi që mund të paraqesë rrezik për konsumatorët. Ministria e Bujqësisë, Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaruan se janë në hetim të këtyre rasteve. Parregullsitë kanë qenë aq të mëdha saqë për një prej kontenierve që ka hyrë në Shqipëri dhe është zhdoganuar në Tiranë dokumentacioni tregonte se vendi pritës është Rusia. Importi i mishrave që përpunohen kryesisht për sallame, por që shiten edhe në forma të tjera bëhet kryesisht nga vendet e Amerikës Jugore. Ndonëse ende nuk ka shkaqe të mirëpërcaktuara për këtë situatë ajo që e konfirmojnë shifrat e doganave është se ka patur rritje të panatyrshme të importit të mishit në muajt e fundit. Jo më shumë se një ditë më parë i organizua edhe një konferencë me temë Toksiinfeksionet nga ushqimet të cilët rezultojnë se prekin rreth 3 miliard persona  dhe shkaktojnë shumë të vdekur në të gjithë botën. Siguria në ushqim mbetet edhe një problem i madh edhe në vendin tonë pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur nga ushqimet janë helmuar jo vetëm personat e rritur por edhe fëmijët. Siguria në ushqim dhe infeksionet e ndryshme që vijnë nga toksikimet ka qenë edhe tema e konferencës së sotshme në të cilën është diskutuar për rreziqet e shumta që sjellin ushqimet jo të shëndetshme dhe mënyrën se si mund të parandalohet kjo gjë.  Në këtë konference merrnin pjesë shumë mjekë e studentë të mjekësisë të cilët u bënë pjesë e diskutimeve shkencore të shpjegimit të këtyre sëmundjeve. Gjithashtu në këtë takim u përmendet edhe mënyrat se si mund të parandalohen këto sëmundje.

Last Updated on E Shtune, 10 Prill 2010 19:39

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›