Emra të vdekurish në listat e votimit
BERAT - Shfaqen parregullsitë e para në listën e votuesve të zgjedhjeve lokale. Mësohet se në listat që kanë dalë nga zyrat e gjendjeve civile të pushtetit lokal, janë vërejtur edhe emra të personave që rezultojnë të vdekur. Listat janë afishuar pak ditë më parë në vende të ndryshme, në mënyrë që votuesit të verifikojnë emrin në prag të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në muajin maj. Disa qytetarë janë befasuar, kur ngjitur me ta ishte edhe emri i ndonjë familjari, i cili nuk jeton më. Punonjësit e Zyrave të Gjendjeve civile nuk i kanë çregjistruar këta persona. Ãshtë për tâu theksuar se të gjitha zyrat e gjendjeve civile tashmë janë të modernizuara, pasi janë të gjitha të pajisura me sistemin e kompjuterizimit. Por megjithëkëtë, edhe në këtë sistem vijojnë të figurojnë emrat e të vdekurve.      d.xh