Konflikt në internet-kafe mes adoleshentësh, një i plagosur
TIRANE â Një adoleshent ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e së martës, pasi është goditur disa herë me thikë nga një 23-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim policor. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në një qendër internetâkafeje në zonën e Shkozës në Tiranë, kur dy djemtë, i plagosuri dhe autori, patën një debat të ashpër pas një sherri të momentit që nisi midis tyre. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak 18-vjeçari Forcim Lita. Ndërsa autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është identifikuar si Sokol Skënder Dimi, 23 vjeç, banues në Shkozë të Tiranës dhe është shpallur në kërkim policor, pasi ka mundur të largohet nga vendngjarja menjëherë sapo ka kryer krimin. Sipas të dhënave nga dëshmitarët që kanë qenë në lokal në momentin kur ndodhi ngjarja, autori dhe i dëmtuari njiheshin me njëri-tjetrin prej kohësh, por muajt e fundit kishin pasur debate të ashpra me njëri-tjetrin pa ndonjë motiv të fortë. Sipas tyre, ata grindeshin dhe e fyenin njëri-tjetrin sa herë që shkëmbeheshin në rrugë. Por asnjëherë më parë, sipas tyre, nuk kishte ndodhur që ata të ziheshin dhe të ushtronin dhunë fizike. Dy ditë më parë ata janë përballur në një internet-kafe dhe pas një debati të ashpër, të shoqëruar me fyerje dhe kërcënime, autori i ngjarjes Sokol Domi ka dalë jashtë për disa minuta dhe është kthyer sërish me një thikë në dorë, duke e goditur disa herë në trup Forcim Litën.