E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Clinton thirrje për kompromis Athinë-Shkup

Uashingon- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton përsëriti se SHBA-të mbështesin përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit në kontestin ndërmjet Athinës dhe Shkupit rreth emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, lajmërojnë mediat perëndimore. "Washingtoni i mbështet fuqishëm angazhimet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë", theksoi Clinton mbrëmë në Komitetin e Kongresit për Punë të Jashtme në Washington.

Ajo shtoi se "SHBA-të e ndjejnë ndjeshmërinë e Greqisë" dhe paralajmëroi se për kontestin ndërmjet dy fqinjëve ballkanik "do të bisedojë me partnerët në NATO dhe në BE".

"Duhet t'i inkurajojmë të dyja palët të vijnë deri tek zgjidhja e pranueshme", theksoi Clinton. Kontesti ndërmjet Athinës dhe Shkupit zgjat pothuajse 17 vite, ngase Greqia nuk pranon që fqinji i saj ta mbajë emrin Maqedoni, sepse ai është emri i lashtë i krahinës së saj veriore", kumtuan mediat. /MiA/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›