E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova merr pjesë në takimin e FMN dhe BB

Uashington -Kosova po merr pjesë në takimin pranveror të Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që po zhvillon punimet në Uashington. Gjatë këtij takimi, po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala kryeson delegacionin kosovar në takimin e sotëm dhe të nesërm. Shala pritet të takohet me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së, si dhe me disa drejtorë ekzekutivë dhe guvernatorë të këtyre dy institucioneve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj i tha Radio Kosovës se pjesëmarrja e Kosovës në takimin më të lartë këtyre institucioneve financiare botërore është uvertyrë e anëtarësimit të plotë të Kosovës në FMN dhe BB që pritet të ndodh në maj.

Delegacioni i Kosovës do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, të Shtëpisë së Bardhë, me përfaqësues të Thesarit dhe agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›