AI: NATO përgjegjëse për sulmet ajrore kundër Beogradit
Beograd -Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, kërkon që NATO të vihet përpara përgjegjësisë për vrasjen e civilëve gjatë sulmit ajror kundër një radiostacioni në Beograd, dhjetë vjet më parë.
Gjatë bombardimeve të selisë qëndrore të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) më 23 prill 1999, në qendër të Beogradit, u vranë 16 vetë.
Amnesty kërkoi nga NATO dhe vendet anëtare të Aleancës, që të mundësojnë një hetim të pavarur, të marrin përsipër përgjegjësinë dhe të zhdëmtojnë familjarët e viktimave.
Nga selia e NATO-s në Bruksel, nuk është dhënë ende asnjë deklaratë për këtë kërkesë të Amnesty International. Aleanca pati deklaruar pas bombardimit në vitin 1999, se RTS-ja kishte qenë një objektiv legjitim sulmi për shkak të propagandës, që nxiste gjakderdhjen në Ballkan.
Eksperti i kësaj organizate për Ballkanin, Sian Jones tha, se edhe nëse RTS-ja mund të klasifikohej si objektiv legjitim sulmi, përmasat e sulmit kanë qenë joproporcionale dhe për këtë arsye ai duhet konsideruar si krim lufte. /D-Welle/