E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE kërkon anëtarësim të Ballkanit në BE

Bruksel -Parlamenti Evropian me anë të një rezolute ka kërkuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen sa më shpejtë pjesë e Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian i ka dhënë mbështetje të fuqishme integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke kërkuar liberalizimin e vizave për vendet e rajonit dhe qasje të shpejtë për aderim në bllokun evropian.

Komesari evropian për zgjerim, Oli Ren, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk guxon që për shkak të çështjeve tjera të rëndësishme të lë anash të arriturat për stabilizimin dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë. Në fjalën e tij në Parlamentin Evropian, Ren ka thënë se të gjitha vendet e rajonit, të cilat i plotësojnë kushtet mund të llogarisin në anëtarësimin e tyre në BE. rtk/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›