Emri, Georgiev:Maqedonia, e gatshme për takime

Maqedonia është e gatshme për takime të çdo lloj niveli me autoritet greke. Zëdhënësi i qeverisë Aleksandër Georgiev tha se Maqedonia është e hapur për takime, si direkte ashtu edhe nën drejtimin e OKB-së, për të zgjidhur çështjen e emrit.
"Maqedonia është e gatshme të realizojë iniciativa konkrete dhe për të realizuar takime direkte. Sa më shpejtë, sa më parë, ne dëshirojmë të takohemi, dhe në këtë drejtim, në çfarëdo niveli, ministrat, kryeministrave të dy shteteve apo nivel presidentësh. E mbështesim në mënyrë absolute këtë proces, jo vetëm të takimeve direkte, por edhe takimeve nën patronazhin e OKB-së për të dinamizuar dhe intensifikuar këtë proces. Ne edhe që nesër , dëshirojmë takim" tha zëdhënësi i qeverisë Aleksandër Georgiev pwr mediat maqedonase.
Por, në raport me zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve, përgjigja e vetme që ka ardhur nga Athina ishte ajo e para disa ditëve e presidentit grek, Karolos Papuljas.
Ai i ka bërë thirrje autoriteteve të Shkupit që të heqin dorë nga maqedonizimi i vendit. Athina zyrtare mbetet në qëndrimin për ndryshimin e emrit kushtetues dhe gjetjen e një emri me prapashtesë gjeografike, edhe atë për përdorim të përgjithshëm, pra si brenda Maqedonisë, ashtu edhe në raportet e saj ndërkombëtare.
Ndërkohë analistët politikë zgjidhja e çështjes së emrit është pengesa e vetme jo vetëm për zhbllokimin e procesit integrues, por njëkohësisht edhe për forcimin e raporteve të përgjithshme mes dy vendeve.