E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri, Greqia do bllokojë bisedimet Maqedoni-BE për anëtarësimin

Greqia nuk do të lejojë që Maqedonia të caktojë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, derisa të zgjidhet kontesti i emrit. Lajmi është bërë i ditur nga burime diplomatike greke, të cilat janë publikuar nëpërmjet televizionit "A1" në Shkup. Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis gjatë vizitës më të fundit në Bruksel ka deklaruar se Athina është në kontakte të vazhdueshme me Komisionin Europian, për t'u siguruar se raporti për Maqedoninë që do të publikohet muajin e ardhshëm do të pasqyrojë realitetin në këtë vend.
Ajo ka nënvizuar se suksesi më i madh i qeverisë së "demokracisë së re" ka qenë uniteti i të gjitha partive politike në Greqi lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë. Bakojani ka deklaruar për "A1" se shpreh keqardhje që nuk ka vizituar Shkupin gjatë mandatit të saj si ministre e jashtme, por ka për qëllim që të bëjë këtë gjatë mandatit të ardhshëm, duke shprehur bindjen për fitore në zgjedhjet e parakohshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›