Irak, lirohet gazetari që goditi Bush-in me këpucë
Muntazer el-Zaidi, gazetari që goditi me këpucë ish-presidenti amerikan, George Bush është liruar nga detyra. Fillimish ai u dënua me 3 vjet burg, por më pas dënimi u ul vetëm në një vit heqje lirie.
Al-Zaidi u bë një ikonë dhe një personazh i njohur në të gjithë botën, kur ai papritmas hoqi këpucët dhe tentoi të godiste ish numrin një të Amerikës. Për këtë veprim, pati reagime të ndryshme në botë, pasi disa e cilësuan atë si hero, të tjerë e konsideruan fajtor. Tridhjetë-vjeçari Muntazer el-Zaidi, i cili punon për kanalin televiziv "Al Bagdadia", u kthye në lajmin kryesor të meidiave të shkruara, por edhe atyre vizive pasi kreu këtë veprim. I dënuar nga qeveria irakene për aktin e tij të cilësuar si barbar "gjatë konferences për shtyp që Bush zhvilloi me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki, Zaidi u dënua me tre vjet burg, me akuzën për sulm ndaj një kryetari shteti në vizitë. Por ky afat penalizimi u reduktua më vonë.
Miliona njerëz në mbarë globin e panë Zaidin tek flakte këpucët e tij në drejtim të Bush-it dhe e quajti njeriun që nisi luftën në Irak, "qen". Të dyja këto veprime cilësohen si shumë të rënda në Lindjen e Mesme. Por nuk mendoi kështu presidenti i Venezuelës, anti -amerikani Hugo Chávez, i cili, gazetarin e konsideroi një trim të vërtetë. Ndërsa një organizatë nga Libia, e kryesuar nga e bija e Muamar Gadafit e vlerëësoi atë me një çmim për trimërinë, prindër nga vendet arabe i ofruan gazetarit, vajzat e tyre për nuse.