E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emri, bisedimet në fazë të rëndësishme

Ndërmjetësi i OKB-së, Nimiç pas takimit me shefen e diplomacisë maqedonase deklaroi se bisedimet për emrin janë në një fazë shumë të rëndësishme dhe nuk ndjehet i demoralizuar.

Ambasadori Nimiç theksoi se në procesin e negociatave ka ende çështje të cilat duhet të zgjidhen.

"Për disa punë ka qëndrim pozitiv, por ka ende çështje të pazgjidhura që duhet t'i tejkalojmë që të vijmë deri te zgjidhja realiste dhe korrekte", tha Nimiç.

Lidhur me çështjen e identitetit, ai tha se po bisedohet për emrin e shtetit dhe të gjitha parashtresat tjera nacionale që shkojnë me të, shtetësia e të tjera, e jo për identitet etnik ose historik.

Ndërkaq, shefja e diplomacisë greke, Dora Bakoyannis sërish përsëriti qëndrimin e Athinës për një emër, i cili do të përdorej në komunikim të përgjithshëm, e jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe.

Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, në këtë takim biseda është përqëndruar në pakon e fundit të propozimeve të parashtruara nga Nimetz.

Pas këtij takimi, ndërmjetësi Nimitzdo të takohet edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Bisedimet për zgjidhjen e emrit nuk kanë të bëjnë fare me sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së. Por është shfrytëzuar prania e presidentit maqedonas Cërvenkovski dhe shefes se diplomacisë greke Bakoyannis . (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›