Korea e Veriut, "rikthim" në aktivitet bërthamor
Korea e Veriut planifikon rifillim të aktivitetit bërthamor. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia ndërkombëtare atomike, e cila njofton se ka hequr vulat dhe kamerat vëzhguese nga kompleksi kryesor bërthamor në Korenë e Veriut pas kërkesës së autoriteteve komuniste.
Korea e Veriut i ka thënë agjencisë se planifikon të kthejë në uzinën Yongbyon, materiale bërthamore, javën tjetër si pjesë e një plani për të riaktivizuar fabrikën që mund të përdoret për të prodhuar pluton, të aftë për armë atomike.
Pas këtij lajmi, SHBA ka shprehur zhgënjim dhe i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të mendojë përsëri para se të ndërmarrë një veprim të tillë.
Koreano veriorët filluan të ndryshojnë masat e ndërmarra sipas një marrëveshje ndërkombëtare për t'i dhënë fund programit bërthamor, pas një zënke me amerikanët.
Ata thonë se Uashingtoni nuk ka respektuar një marrëveshje për të hequr Korenë e Veriut nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.
SHBA thotë se Korea e Veriut duhet së pari të bjerë dakord për inspektime që të verifikohen detajet që ka ofruar për aktivitetet e saj bërthamore. (BBC)