E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i Fadil Ismajlit, lakohet që 12 vjet për konflikt interesi

Gjatë përurimit të një projketi të KOSTT-it, të cilin e kishte realizuar Komtel.

Fadil Ismajli u bë ministër si përfaqësues i Aleancës Kosova e Re. Miqësia e tij me kreun e kësaj partie, Behgjet Pacolli kishte filluar qysh në 1990, kur të dy, bashkë me Vegim Gashin ishin bashkëpronarë të kompanisë “Komtel”. Pacolli do të tërhiqej në fillim, ndërkaq Ismajli do të tërhiqej zyrtarisht në vitin 1999.

Dy vjet më vonë, më 2001, kur Ismajli drejtonte Korporatën Energjetike të Kosovës, kompania në të cilën ka qenë bashkëthemelues do të fitonte disa tenderë milionësh në KEK. Kjo do të shërbente si shkas për hetim të konfliktit të interesit. Me këtë punë ishte marrë zyra e BE-së Kundër –Mashtrimit OLAF, pasi vlerësonte se kishte shpërblyer me tenderë kompaninë Komtel, në të cilin kishte qenë bashkëpronar.

Këtë e kishin konkretizuar në një raport të vitit 2008.

Pavarësisht kësaj, edhe pas vitit 2008 kompania e mikut të tij, Vegim Gashit, “Komtel Project Engineering”, ishte shpërblyer me tenderë milionësh edhe në KEK, Aeroport, por edhe në KOSTT, ku Ismajli ishte kryeshef ekzekutiv. Njëri prej tenderëve ka qenë ai në vitin 2011 që është quajtur projektin kapital i sistemit komandues dhe monitorues të sistemit elektroenergjetik SCADA/EMS dhe Telekomi. Ky ka kapur shifrën me vlerë 18 milionë euro .
Pronari aktual i “Komtel Project Engineering” ka qenë kandidat i AKR-së në garën për kryetar të Prishtinës.

Ndërkohë, Ministria e Zhvillmit Ekonomik ka qenë disa herë arsyeja e përplasjeve midis Pacollit dhe Beqajt, përkatësisht ata janë përplasur në lidhje me projektin e Trepçës. AKR-ja vazhdimisht e ka kërkuar drejtimin e kësaj ministrie. /Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›