E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i Maqedonisë, Bakojani: Zgjidhja pa fitues dhe humbës

Në fillim të muajit shtator pritet të zhvillohet një raund i ri bisedimesh midis Shkupit dhe Athinës me ndërmjetësim të OKB-së, Metju Nimiç, për gjetjen e zgjidhjes për emrin kushtetues të Maqedonisë

Kryediplomatia greke, Dora Bakojani, në lidhje me emrin e Maqedonisë ka deklaruar se Greqia do të propozojë me maturi një zgjidhje për emrin pa pasur fitues dhe të humbur.

“Me maturi do të propozojmë një zgjidhje pa fitues dhe të humbur. Por, jo pa përmbajtje dhe mbulesë”, deklaroi Bakojani për një radio greke.

Sipas saj, emri i ri i Maqedonisë duhet të reflektojë realitetin në rajon dhe t`i japë fund propagandës iredentiste të Shkupit. “Bisedimet për emrin do të kenë një qëllim, përcaktimin e një emri fqinj që do të jetë e pranueshme për të dyja palët”, theksoi shefja e diplomacisë greke. Në fillim të muajit shtator pritet të zhvillohet një raund i ri bisedimesh midis Shkupit dhe Athinës me ndërmjetësim të OKB-së, Metju Nimiç, për gjetjen e zgjidhjes për emrin kushtetues të Maqedonisë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Jorgos Kumucakos, e quajti verbëri joproduktive politikën e autoriteteve udhëheqëse të Maqedonisë. “Zhvillimet e fundit tregojnë një verbëri joproduktive të udhëheqjes së IRJM-së e përcjellur me interpretime të pasakta të së kaluarës”, deklaroi për median Kumucakos në reagimin e tij lidhur me miratimin e Rezolutës nga Parlamenti i Maqedonisë për mbrojtjen e të drejtave dhe pasurive të refugjatëve maqedonas të Egjeut në Greqi. Sipas tij, autoritetet në Shkup po tregojnë një taktikë me obstruksione dhe nënçmime e cila po përdoret gjatë periudhës së fundit. Rezoluta për pronat e pakicës maqedonase në Greqi, e cila u miratua nga parlamenti maqedonas i është dërguar kryetarëve të parlamenteve të vendeve të BE-së, SHBA-ve, Rusisë, Kinës, Kanadasë, Australisë, OSBE, NATO-s dhe Këshillit të Europës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›