SHBA, një shqiptar vret gruan dhe veten
Ka përfunduar në mënyrën më tragjike të mundshme jeta e një çifti emigrantësh shqiptarë në Minesota të SHBA-së. Burri, me emrin Rexhep Menxhiqi, 54 vjeç ka gjuajtur me armë mbi gruan e tij dhe më pak ka qëlluar edhe veten. Shukrije Menxhiqi, 38 vjeçare ka ngelur e vdekur në vend. Çifti ka lënë mbrapa 5 fëmijë jetimë të cilët janë të moshës 9 deri në 20 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes në banesën e çiftit, ndërkohë që policia nuk ka dhënë detaje nëse të gjithë fëmijët kanë qenë aty në çastin e krimit. Hetuesit thonë se vajza 18-vjeçarë është mundura të ndihmojë nga vdekja mamanë por ka qenë e pamundur. Sipas dëshmive çifti nuk ka pasur grindje mes tyre. Ata ishin punonjës të rregullt në firmat ku punonin, Rexhepi me shit-blerje makinash ndërsa Shukrija si punonjëse në një supermarket.
Policia
Çifti u gjetë i vrarë në apartamentin e tyre ! Rexhep dhe Shukrije Menxhiqi janë shqiptar nga Kosova emigruar në SHBA-së, si refugjatë gjatë kohës së luftës. Njerëzit e parë që njoftuan policinë ishin disa komëshinjë të tyre, të cilët thanë se nuk kishin dëgjuar ndonjë herë çiftin të "fjalosjes" me zë të lart. Ata mendojnë se gjithçka mundet të ketë qënë krejt e rastit - pra një "gjakënxehtësi" fatale.
Policia, sipas hetimeve, thotë se Rexhep Menxhiqi , 54 vjeç ka shtënë katër herë me revolver ndaj gruas së tij Shukrije Menxhiqi 38 vjeçe, dhe pasi ka vrarë atë në orën 9:00 të mëngjesit me kohën lokale, më pasë vetëm me një plumb në zemër ka vrarë edhe veten.
Çifit Menxhiqi kishte pesë fëmijë, të moshës prej 9 deri në 20 vjeç. Në kohën kur ka ndodhur tragjedia, katër fëmijë kanë qënë në shtëpi dhe janë marrë në pyetje si deshmitarë okular. Ata lajmëruan policinë dhe asnjeri prej tyre nuk është i lënduar.
Vajza e çiftit Menxhiq 18 vjeçe ka tentuar të ndidhmojë nënën e saj gjatë grindjes së babës me nënën e saj, por nuk ka mundur të bëjë kurrëgjë, pasi babai i saj qëlloi për vdekje nënën e saj, ka deklaruar Letejnant Tim Hiers, i cili mori në pyetje vajzën, emëri i së cilës hëpërhë nuk bëhet ende i ditur.
Policia, duke marrë në pyetje fëmijët, të cilët janë të traumatizuar dhe tani ndodhen nën kontrollin e policisë, thotë se ka indikacione që rrefehen sipas fëmijëve të çiftit të vrarë, që ata të dy mund të kenë qenë në ndonjë debat i cili ka degraduar deri në vrasje. Shefi i policisë Neil Mahn, tha se çifti u gjetë i vdekur në të njëjtën dhomë.
Policia i ka dërguar fëmijët, menjëherë pas ngjarjes në një qendër rehabilitimi për fëmijët, pasi askush deri tani nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për kujdesjen e tyre. Mendohet se kjo familje nuk ka asnjë të afërmin e tyre në këtë qytet.
Deshimtarët
Alice dhe David Shetler, nga lagjia Milton, të cilët janë "derë më derë" me çiftin thanë për policinë se " Ata ishin fqinjë shumë të mirë, njerëzë shumë të mirë me fëmijë shumë të mirë". Ata banonin në një pallat i cili është i ndërtuar për familjet me të ardhuara shumë të pakta . Dy banorë të tjerë të këtij pallati "Shetlers" Marty Johnson dhe Troy Thompson thanë se deri atë ditë kur dëgjuan sirenat e policisë, nuk kishin dëgjuar ndonjë herë se ata kishin pasur ndonjë sherr. Shukrija punonte në një fabrikë në qytetin Monterey Mills, ndërsa Rexhep , shiste dhe riparonte makina të përdorura tha njeri prej banorve të kësaj lagjie Alice Shetler.
Disa shqiptar që banonin në këtë qytet më të mësuar lajmin tragjik, erdhën menjëherë në vend ngjarje. The Menxhiqis' nearest extended relatives appear to live in the family's native Albania, Hiers said.Letejnant Tim Hiers, tha se ata kanë komunikua me njëri tjetrin në gjuhën e tyre. Më parë policia në anën tjetër të rrugës pa pesë të rinjë shqiptar që mundoheshin të flisnin fsheuhurazi. Më pasë thanë ata erdhë edhe tre të tjerë dhe të gjithë së bashku flisnin vetëm shqip. Njeri prej tyre John Islami pyeti me zë të lart në aglisht njerëzit për rreth se "A ka ndonjeri që ka parë ndonjë të keqe prej kësaj familje?". Dhe kur asnjeri nuk u përgjegjë, ai vetë iu drejtua poliicëve duke u thënë se "Çifit Mengjiqi tha ai ishin njerëz shumë të mirë, unë vetë vija e lauja shpesh shah me Rexhepin dhe hanim e pinim së bashku".
NgjarjaPolicia, tha se janë duke vazhduar hetimet për të vertetuar faktin në të cilin ndodhi ngjarja tragjike e cila mori jetën e çifit Menxhiqi Rexhep Menxhiqi , 54 vjeç i cili ka shtënë me revolver ndaj gruas së tij Shukrije Menxhiqi 38 vjeçe, dhe pasi ka vrarë atë, në orën 9:00 të mëngjesit me kohën lokale, më pasë ka goditur veten me një plumb në zemër