Emri i ndaluar me ligj në Zelandë
Zelanda e Re ka vendosur që të ndalojë me ligj një emër shumë të dashur për satanistët. Qeveria zelandeze e ka hequr zyrtarisht nga regjistrat emrin Lucifer dhe askush nuk mund të regjistrohet me këtë emër në Zelandë. Ky veprim ka ardhur pasi tre çifte kishin vendosur që ti quanin fëmijët e tyre pikërisht me emrin Lucifer. Por, nga ana tjetër, për të balancuar këtë vendim, Zelanda ka vendosur gjithashtu që të ndalojë edhe emrin Mesia.