E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Albert zbulon pse flinte i ndarë nga Charlene

Martesa e Princit Albert të Monakos me Charlene bëri më shumë bujë për dyshimet mbi mundësinë e arratisjes së kësaj të fundit, se sa për dasmën.

Pas dasmës, u zbulua se në muajin e mjaltit në Afrikën e Jugut, Princi Albert flinte i ndarë nga Charlene, në një hotel tjetër shumë kilometra larg.

Mediat thanë se çifti ishte në krizë. Por, Princi Albert e ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke folur për herë të parë pas dasmës së vet. Ai ka zbuluar edhe shkakun pse ka flejtur larg bashkëshortes së tij.

Në Afrikë flemë në hotele të ndryshme për arsye praktike. Unë merrja pjesë në mbledhjet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe më duhej të zgjohesha shpejt çdo mëngjes. Nuk doja që të zgjoja gruan time dhe për këtë arsye vendosëm që të flinim në hotele të ndryshme, ka thënë Princi Albert.

Është i besueshëm ky version? Ndoshta. Dy bashkëshortët mund të qendronin edhe në të njëjtin hotel, por në dhoma të ndryshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›