Emri i sheikut shihet nga hapësira
“fshirë” më pas. Por sheiku super pasanik Hamad Bin Hamdan Al Nahyan u kujdes që emri i tij në rërë të qëndrojë pak më gjatë.
Zotëruesi i Abu Dhabisë urdhëroi që në ishullin Al Futaisi emri i tij të shkruhet me shkronja aq të mëdha sa që të mund të shihet nga hapësira.
Kështu përveç, Murit Kinez, bota tash ka edhe një “mrekulli” e cila mund të vrojtohet nga hapësira. Emri Hamad është shkruar në një gjerësi prej një kilometër, ndërsa gjatësia prej shkronjës së parë deri tek e fundit mbërrin në 3.2 kilometra. Ndërmjet dy shkronjave të para bile edhe mund të notohet në ujë.