Emri i presidentit: Maxhoranca propozon Zaganjorin, PS: Se votojmë

Xhezair Zaganjori
Berisha, Meta, Idrizi e Mediu bien dakord për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese pas maratonës së takimeve. Xhezair Zaganjori: Pranova, por se pata të lehtë.
Zbulohen emrat e tryezës së PD me aleatët: Imami, Fullani, Haxhinasto e Kasoruho.
Koalicioni i djathtë propozon anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, për President. Emri i Zaganjorit doli në tryezën e tretë të zhvilluar mes partive të maxhorancës dje në mbrëmje në një takim që zgjati rreth 60 minuta. Pas zyrtarizimit të emrit, pritet që kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tia paraqesë propozimin homologut të tij, Gramoz Ruçi.
Takimi
Në tryezën e zhvilluar në mbrëmje, koalicioni ka diskutuar mbi pesë emra që mund ti dërgoheshin opozitës për të dhënë edhe ajo pëlqimin e saj. Pak orë përpara se të zhvillohej raundi i fundit i negociatave brenda partive aleate të së djathtës, Kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar se kandidati për President, përveç politikës, mund të vijë edhe nga fusha e Drejtësisë ose ajo e Diplomacisë. Burime brenda shumicës bëjnë të ditur për gazetën se përveç emrit të Zaganjorit, është diskutuar edhe për katër emra të tjerë, dy prej të cilëve anëtarë të kabinetit qeveritar. Kështu, krerët e partive të koalicionit qeverisës kanë folur edhe për emrat e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Guvernatorit të Bankës, Ardian Fullani, si dhe shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur, Amik Kasoruho. Pas rreth 60 minutash bisede mes Kryeministrit Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta, kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kreut të PR-së, Fatmir Mediu, u ra dakord që opozitës ti shkojë pikërisht emri i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. I kontaktuar nga gazeta Panorama, Xhezair Zaganjori tha se nuk e ka pasur të lehtë për të pranuar postin që i është ofruar, por në fund e ka dhënë pëlqimin që emri i tij të diskutohet në tryezat e dy koalicioneve të mëdha. E kam dhënë pëlqimin tim për të qenë kandidat për President. Nuk ishte e lehtë për të pranuar, por në fund e dhashë pëlqimin. Nuk kam pasur kontakte direkte me Kryeministrin apo me zotin Meta, por është gjetur mundësia për të më marrë mendimin dhe pëlqimin, u shpreh Zaganjori për gazetën. Xhezair Zaganjori është anëtar i Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2003. Ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i së Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane Tiranë. Gjatë kohës kur Partia Demokratike qeveriste vendin, në vitin 1992 ai mori postin e ambasadorit të Shqipërisë në Gjermani, në vitin 1993 mori gradën Doktor i Shkencave Juridike dhe në vitin 2009 Profesor. Në CV-në e tij të publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese thuhet se në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Zaganjori është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.
Kush është Xhezair Zaganjori
Lindur më 09.03.1957 në Shkodër. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i së Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë. Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë. Në vitin 1993 merr gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike dhe në vitin 2009 Profesor. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg. Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Është autor i një sërë botimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në kongrese e konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.Zaganjori, u votua dhe nga PS në 2003
Kandidati për President i propozuar dje nga partitë e maxhorancës, u zgjodh në vitin 2003 si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Në votimin e zhvilluar atë vit, Xhezair Zaganjori ishte kandidat konsensual duke marrë dhe votat e Partisë Socialiste. Socialistët nuk artikuluan asnjë rezervë ndaj kandidaturës së tij, ndërsa gjatë viteve që Zaganjori ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese ai nuk u sulmua asnjëherë nga socialistë për vendimet e tij. Zaganjori është një nga ekspertët e pakët të së Drejtës Ndërkombëtare në jurisprudencën shqiptare. Mandati i tij përfundoi dy vjet më parë dhe ai është në pritje të zëvendësimit.Kandidatët e maxhorancës
. Xhezair Zaganjori
anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Arben Imami
ministër i Brendshëm. Edmond Haxhinasto
zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Amik Kasoruho
përkthyes, shkrimtar. Ardian Fullani
Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Negociatat orë pas ore, Meta kërkoi kandidaturë jopolitike

Idrizi, Meta, Berisha e Mediu dje gjate negociatave per zgjedhjen e Presidentit
Zbardhen takimet e aleatëve të maxhorancës
Koalicioni i djathtë ka hasur vështirësi 48 orët e fundit në përzgjedhjen e fushave nga do të vijnë emrat e parë për Presidentin e vendit. Kjo për shkak se partitë e maxhorancës nuk kanë pasur të njëjtin mendim. Burime pranë kampit të djathtë bëjnë të ditur për gazetën se kontaktet mes dy partive kryesore, PD-së dhe LSI-së, kanë filluar intensivisht që ditën e hënë. Kryeministri Sali Berisha është takuar në mënyrë informale me kreun e LSI-së, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve. Mësohet se gjatë këtij takimi, ish zv.kryeministri ka këmbëngulur që kandidaturat nuk duhet të jenë vetëm politike, por duhet të vijnë edhe nga jashtë politikës. Nga ana e tij, ditën e hënë, Kryeministri ka konfirmuar sërish qëndrimin e tij se kandidatët duhet të jenë kryesisht nga politika. Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan në një interval prej gjashtë orësh dy takime mes partive të koalicionit të djathtë, ku veç Berishës e Metës, merrnin pjesë edhe Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi. Mësohet se gjatë këtyre takimeve kanë qenë pikërisht kreu i PR-së dhe ai i PDIU-së që kanë shprehur qëndrimin e tyre se kandidati duhet të vijë nga politika. Në këtë linjë ka qenë edhe Kryeministri Berisha, që pas deklaratave të mëngjesit e zgjeroi hartën e fushave nga