E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon raundi i parë për President, partitë nuk ofruan asnjë kandidat

Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar sot për të zgjedhur kreun e ri të shtetit që në raundin e parë të votimit pasi asnjë kandidat konsensual nuk u paraqit nga partitë politike.

Kryeministri Berisha tha se mazhoranca është e zotuar për t’i dhënë vendit presidentin që është në lartësinë e duhur teksa ka cilësuar sërish si absurde katër kërkesat e opozitës.

‘Zgjedhja proces madhor për vendin. Jam këtu për tiu garantuar ju të dashur qytetar dhe qytetare, parlamentarë  se jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti dhënë vendit presidentin në lartësinë kushtetuese të detyrës së tij, personalitetin gruan apo burrin me integritet të lartë të gjithanshëm, ky ka qënë dhe është qëllimi ynë. Mazhoranca e cila ka një marrëveshje për të zgjedhur me konsensusin ndërmjet PD-së dhe LSI-së presidentin është ngritur mbi këtë marrëveshje, në lartësinë e kërkesave të Kushtetutës të cilën e kemi shkrojtur siç ka dashur partia socialiste dhe siç ka kërkuar kryetari i saj. Ka kërkuar që tre raundët e para të votohen me 3/5, dhe e konsiderojë kërkesë të drejtë’- tha Berisha.

Kryeministri i bëri një kërkesë të hapur PS-së që të votojnë që sot heqjen e imunitetit por sipas tij PS-në se lë Këshilli i Miliarderëve të selisë rozë. Sa i takon takimit me zotin Rama kryeministri tha se me të tilla gjëra merren njerëz që janë ekspertë për fusha të caktuara: ‘unë që sot takohem me të por problemi është se duhet të zgjidhen problemet dhe jo të bëjmë show televizv’.

Kreu u grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi në fjalën e tij tha se klasa politike sot po dëshmon se nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës teksa fajësoi mazhorancën si përgjegjëse për mungesën e dialogut mes tyre.

‘A ka ndryshim për të zgjehur presidentin në këto 5 vite? Mendoj se s’ka asnjë lloj ndryshimi, një seancë formale pa kandidat ku aktorët dhe faktorët politik shqiptar do të mbajnë fjalime të thonë të njëjtat gjëra, ku flasin për negociata dhe stërmundime të medha kur asnjë rezulat s’ka por edhe negociata s’ka. Aktorët mund të bëjnë gabime të reja por jo të përsërisë ato të së kaluarës. Kjo ndodh sesi në 2007-ës edhe sot në 2012-ën është i njëjti regjisor dhe i njëjti skenarist dhe prodhohet i njëti teatër dhe e njëjta komedi. Opozita përjashtohet nga ata që duhet të dialogojnë me të, në demokraci kundërshtarin se zgjedh dot ta zgjedhin të tjerët, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Dialogu nuk bëhet midis vetës por me kundërshtarin që ka munguar deri më sot. Negociata sbëhet me partnerët siç keni bërë ju, por me kundërsharin siç nuk keni bërë ju. Proces s’bëhet midis vetes por me kundërshtarin, siç nuk e bëtë. Konsensusi e kërkon Kushtetuta dhe kërkohet me kundërshtarin siç nuk e keni bërë ju… Asnjëherë sështë vonë për ti dhënë vendit sipas Kushtetutës kreun e shtetit’- tha Ruçi.

Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së Ilir Meta tha se negociatat dhe bisediemt mes palëve duhet të kishin nisur më herët teksa ka bërë thirrje për një presidenti i cili duhte të zgjidhet përmes një procesi serioz.

‘Dua të vlerësoj angazhimin e mazhorancës edhe pse të vonuar për ta hapur këtë proces për të parë përtej vetës, për ta çliruar nga një politizim i tepruar që kishte nisur prej muajshdhe t’i jeprt prioritet një presidenti që bashkon sa më shumë. Është bërë shumë mirë që është bërë një propozim për një kandiat konkret, besoj se mazhoranca ka dhënë një standart për cilësitë dhe tiparet që do të mund të kishte presidenti i vendit. Kandidati konkret jep pervojnë e drejtësisë dhe atë akademike. Është dalë nga vetvetja për ti dhënë vendit një president konsensual që në fillimet e procesit dhe duhet përgjigjur me seriozitet’- tha Meta.

Senaca e sotme është ndjekur edhe nga ambasadorët e huaj në Tiranë, ambasadori Sequi pas seancës rezervoi komentet lidhur me dështimin e raundit të parë duke thënë se procesi është shumë i rëndësishëm. Ndërkohë që pas seancës u mblodh kryesia e krytarëve për të caktuar raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›