Banka Kombëtare Greke: Katastrofa, nëse vendi i rikthehet Dhramisë
Athinë- Një raport i Bankës Kombëtare të Greqisë të publikur në të përditshmet e sotme greke parashikon një katastrofë në rast se vendi rikthehet tek Dhrahmia.
Kështu, sipas këtij raporti, në rast se shteti helen kthen Dhrahminë, grekët do të përballen me ulje të nivelit te jetesës pasi për çdo person të ardhurat do të shënonin rënië prej gati 55 për qind dhe kjo do të godiste shtresat më të varfëra të popullsisë.
Monedha e re do të zhvlerësohej me rreth 65%, recensioni do të shkonte në 22%, inflacioni do të prekte shkallën 30%, kurse niveli i papunisisë do të rritej në 34 për qind.
Problem tjetër shqetësues do të ishte dhe pagesa e borxhit që ka kaluar shifrën 325 miliard euro dhe që do të sillte pasoja në mardhëniet ndërshtetërore si dhe në shkëmbimet financiare të kompanive greke me ato të huaja. Po ashtu në vend do të kishte mungesa në karburante, ilaçe dhe lëndë të para.
Kundër këtij raporti të Bankës Kombëtare janë hedhur Radikalët e Majtë të cilët kanë akuzuar zyratrët e bankës se duan të frikësojnë njerëzit dhe të shtyejnë ata që të votojnë partitë pro marrëveshjes së kredisë.
Ideal Gola/IDEA/