Emri i universitetit, debate në Vlorë
Ndryshimi i emrit të universitetit, në dorë të qeverisë. Shaskaj: Dua që universiteti të identifikohet me Vlorën
Rektori ka propozuar heqjen e emrit të Ismail Qemalit. Kërkesa e tij votohet në senatin e universitetit
VLORË- Të mos quhet “Ismail Qemali”, por thjesht Universiteti i Vlorës.. Propozimi i rektorit Tanush Shaskaj ka shkaktuar debat në senatin e këtij universiteti, ku megjithatë është votuar heqja e emrit aktual të universitetit. Mbledhja e djeshme e senatit ishte planifikuar për ndryshimin e lokacioneve të buxhetit në universitetin “Ismail Qemali”, por ka pasur në rendin e ditës edhe propozimin për ndryshimin e emrit. Lajmin e konfirmojnë burime brenda senatit, sipas të cilëve rendi i ditës u ka ardhur në tavolinë dhe ka ngjallur reagime tek një pjesë e anëtarëve të senatit. Propozimi është bërë nga rektori Tanush Shaskaj, i cili e ka argumentuar këtë zëvendësim me njohjen e universitetit tek ndërkombëtarët, por edhe me identifikimin e tij me qytetin e Vlorës.
Debatet kanë përfshirë mbledhjen e senatit të universitetit, ku ka patur të tillë që kanë kundërshtuar këtë ndryshim. Sipas tyre, Ismail Qemali është jo vetëm një figurëhistorike në përfaqësimin e shtetit shqiptar, por edhe akademike. Siç mësohet nga burime brenda mbledhjes, Shaskaj ka kërkuar ta identifikonte universitetin me emrin e Vlorës, në mënyrë që të kuptohej qartë se ai i përkiste qytetit. Gjithçka është hedhur në votim të hapur, pasi propozimi për ndryshimin e emrit mund të miratohet vetëm nga Këshilli i Ministrave që propozimi t’i dërgohej strukturave të larta qëndrore për miratim. Por nga një votim i tillë, me 8 vota pro dhe 7 kundër propozimi është miratuar, edhe pse debatet nuk kanë munguar, qoftë edhe për mënyrën e votimit.
Për propozimin e miratuar dje në Universitetin e Vlorës pritet që fjala e fundit të jetë e Këshillit të Ministrave, që do të vendosë edhe mbi propozimin më të fundit të senatit të këtij universiteti. Votimi për ndryshimin e emrit të universitetit, në të vërtetë ka qenë thjesht procedurë, pasi ky ndryshim është i dukshëm ëeb-sitenqë prezanton zyrtarisht këtë universitet: www.univlora.edu.al.