Referendumi i Irlandës s'duhet të cenoj Ballkanin
Kryeminsitrat e vendeve të Evropës Juglindore në takimin e djeshëm në Salzburg të Austrisë diskutuan për procesin e integrimit në BE, për problemet e tregut të energjisë, mjedisit, për një bashkëpunim tregtar etj.
Nikoqiri i këtij takimi, kancelari austriak Alfred Gusenbauer deklaroi se procesi i zgjerimit të BE-së nuk duhet të ndaloj edhe përkundër pengesave që paraqiten nga referendumi i Irlandës.
“Referendumi i Irlandës nuk duhet të cenojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si interes i madh i tyre dhe i BE-së”, deklaroi Gusenbauer.
Të pranishëm në këtë takim ishin kancelari i Austrisë Alfred Gusenbauer, kryeministri i Bosnje – Hercegovinës Nikola Spiriç, kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, kryeministri i Malit të Zi, .Milo Gjukanovic, kryeministri i Rumanisë, Kalin Popesku, kryeministrja e Moldavisë, Zinaida Greceani, etj. (INA)