Emri, spresim shumë nga takimi i liderëve
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se nuk do të ketë pritje të mëdha nga takimi i së hënës mes liderëve të partive kryesore, presidentit dhe kryeministrit.
Milloshoski është shprehur i rezervuar lidhur me zhvillimin e këtij takimi, i cili i paraprinë një raundi të ri të bisedimeve, që konsiderohet të jetë një nga ato të fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Shkupit dhe Athinës.
Ai ka kritikuar qëndrimin e shprehur të opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokrate për propozimin e bërë për emrin, sipas të cilit referenca IRJM dueht të zëvendësohet me një emër të ri me përmbajtje gjeografike pa u rrezikuar identiteti kombëtar, gjuha dhe kultura maqedonase.
“Opozita duhet të ketë të qartë se çka nënkupton paraqitja e një pozicioni në public në periudhën kur vendi është në negociata intensive”, deklaroi Milloshoski. Pas takimit të liderëve, të mërkurën ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic do të zhvillojë takim të përbashkët në Nju Jork me palët negociatore të Greqisë dhe Maqedonisë. (INA)