E Diel, 1 Nëntor 2026

INFERTILITETI Për ata që kanë probleme me ngjizjen e fëmijëve

Sapo një çift dyshon se ka një problem fertilizimi, të parën gjë që duhet të bëjë është të çojë spermën (farën ) për analizë në laborator. Këtë duhet ta bëjnë përpara se gruaja të shkojë për konsultë tek gjinekologu.

Analiza e spermës është pa dhimbje, një procedurë jo invasive që shpejt tregon, thuajse, çdo problem të faktorit mashkullor në një rast infertiliteti.

Për të pasur rezultate më të mira, ejakulati për analizë duhettë prodhohet pas një periudhe të shkurtër që nuk keni bërë seks (rreth dy tre ditë, por jo më shumë se 7 ditë). Po qe se sperma për analizë mblidhet shumë shpejt pas ejakulacionit të fundit (brenda 24 orëve), sasia e spermatozoideve mund të jetë e pakët. Nga ana tjetër, në qoftë se kanë kaluar më shumë se 7 ditë, në spermë mund të ketë spermatozoide të “vjetruara” me lëvizshmëri të prishur. Në çdo rast, doktori, duhet të kërkojë më shumë se një analizë gjatë kursit të mjekimit, që të ketë të dhëna të vlefshme.

Për shumë burra, ta prodhojnë farën në shtëpi është më komode. Burri duhet të masturbojë në një kupë. Një doktoreshë që merret me problemet e fertilitetit këshillon: “Gruaja bën mirë të mos largohet nga shtëpia deri sa burri të ejakulojë dhe ta çojë analizën në laborator ajo vetë, si punën e saj të parë atë mëngjes”.

*****

Burrat që shkojnë në një laborator për analizë, zakonisht, i merr shërbyesja e laboratorit për krahu dhe i fut në një nevojtore pa u thënë se ç’duhet të bëjnë. Kjo nuk është mirë.Në shumë laboratorë ka dhoma speciale për këtë funksion. Atje ka materiale të shkruara dhe tabela që vlejnë për rastin. Por, doktori, mund t’i japë burrit një kondom special për këtë qëllim, kur burri e preferon këtë. Në këtë rast burri e grumbullon spermën gjatë interkursës me gruan në mëngjes. Shumë doktorë nuk e preferojnë këtë metodë, sepse kondomet mund ta kontaminojnë materialin me lëndë toksike.

Rezultatet e analizës merren brenda disa ditëve. Disa laboratorë kanë sistem të kompjuterizuar për të kryer këtë analizë dhe japin një rezultat të kujdesshëm për këtë faktor kyç.

Laboratori shikon për këto pesë aspekte.

Numri i spermatozoideve në material.

Lëvizshmëria e spermatozoideve(navigacioni).

Forma (përqindja e spermatozoideve normale).

Viskoziteti (trashësia) e ejakulatit.

Volumi i spermës së prodhuar. Volumi mesatar lëviz nga 1/5 e një luge çaji deri tek një lugë plot. Çdo sasi më e vogël se kjo është e pamjaftueshme, sepse spermatozoidet nuk arrijnë dot në qafën e mitrës.

Le ta themi që në fillim: Sipas specialistëve, për të gjitha aspektet e analizës së spermës, kur rezultati del minimumi 40% e normës,materiali konsiderohet në parametra normalë dhe i përshtatshëm për fertilizim.

Çfarë do të thotë kur në spermë kaforma jo normale spermatozoidesh?

Për sa kohë që në spermë ka edhe disa spermatozoide normale, fertiliteti mund të ndodhë. Por kur numri dhe lëvizshmëria e spermatozoideve është e ulët, kjo mund të jetë një situatë që ka ngritur flamurin e kuq.

Kam dëgjuar që disa burra i vendosin në korniza rezultatet e numërimit të spermatozoideve dhe i ekspozojnë ato që t’i shohin të gjithë. S’ka asgjë të keqe që një burrë të krenohet me potencën e tij, por ky është një rast që nuk i a vlen. Siç e dini, numrat janë astronomikë, por mjafton vetëm një spermatozoid i shpejtë, me formë normale që të fertilizojë një vezë. Çelësi i suksesit është shpejtësia; pa lëvizje, spermatozoidi nuk do të shkojë larg, pavarësisht, numrit të tyre të madh në ejakulat.

Numri mesatar i spermatozoideve lëviz shumë, nga 20 milionë deri 150 milionë në mililitër spermë. Numri varet nga mosha, kohëzgjatja e (mosbërjes seks dhe varet dhe nga vendi ku jeton. Për ta kuptuar këtë të fundit po sjell një shembull nga Amerika. Numri më i madh i spermatozoideve në SHBA është gjetur te burrat e New York City, ndërsa në Los Anxhelos është 50% më pak. (Numri mesatar i spermatozoideve në New York është 131 milionë, e krahasuar me 101 milionë në Minesota dhe 72 milionë në LA.) Volumi i ejakulatit dhe lëvizshmëria e spermatozoideve nuk ndryshonin.

A është më mirë kur ke numër të madh të spermatozoideve?

Jo domosdoshmërish. Po qe se ke spermatozoide të lëvizshme dhe jo të keqformuara, nuk ka rëndësi pse numri i tyre lëviz brenda normës. Për të arritur shtatzëninë duhet një spermatozoid i shëndetshëm që të fertilizojë një vezë të shëndetshme dhe të arritshme prej tij. Pra, 20 milionë për mililitër, është shifër e pranueshme në mënyrë perfekte përriprodhim.

A është numri i spermatozoideve duke rënë kudo në botë sot?

Mjekët kudo në botë me konsensus thonë JO. Një studim regjional në Skandinavi, bëri zhurmë të madhe mediatike kur publikoi ulje të madhe të spermatozoidevenë vitin 1992.

Kërkuesit danezë morën në studim numrin e spermatozoideve që nga viti 1938. Konkluzioni i tyre: Polutantët modernë në ambient, kanë dëmtuar prodhimin e spermatozoideve. Raporte të tjera konfirmojnë se numri i spermatozoideve është i ulur në vendet në zhvillim. Fjala e fundit e ekspertëve amerikanë e publikuar në Maj 1996 thotë se nuk ka zbritje në kualitetin, volumin, ose përqindjen e spermatozoideve normale, që nga viti 1972.

A mund ta rritim numrin e spermatozoideve?

Po, duke ndërprerë alkoolin, duhanin dhe duke përdorur mjekimin me Vitaminë E. Evitoni të mbathurat e ngushta dhe vishni të mbathura si të boksierëve. Disa studime tregojnë se përdorimi i kafesë e rrit numrin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve. Po qe se je diagnostikuar me imbalancë hormonale, barnat e fertilitetit si Clomid, Pergonal dhe HCG mund të veprojnë si një antidot. Ja pse doktori duhet të shikojë edhe përimbalancë hormonale të mundshme (tiroide, pituitare dhe hormonet mashkullore) me anë të disa testeve në gjak, tek burrat që dyshohet se janë infertilë. Ndonjëherë, imbalanca hormonale, zë vend me rëndësi në mjekimine infertilitetit.

Lajmi më i mirë për faktorin infertil mashkullor që dëshiroj të ta them është: Po qe se prodhoni edhe vetëm një spermatozoid, ose nuk prodhoni asnjë prej tyre, teknologjitë e reja janë të afta të të ndihmojnë.

Si influencon shpejtësia dhe forma e spermatozoideve në infertilitetin? Çfarë është testi i notimit?

Doktori duhet të kontrollojë spermatozoidet nëse lëvizin efektivisht dhe nëse kjo lëvizje është normale. Lëvizshmëria, përcakton aftësinë e spermatozoidit për të udhëtuar nëpër sistemin riprodhues të gruas që të takojë vezën e saj. Shpejtësiae lëvizjes ka shumë rëndësi. Më së paku gjysma e spermatozoideve duhet të jenë të lëvizshme. Kjo do të thotë që 30 milionë spermatozoide të jenë të lëvizshme, në një sasi 60 milionë për mililitër.

Morfologjia “forma”,ka ndikim në ngjizjen. Që spermatozoidi të këtë rezultate optimale, ai duhet të ketë kokë normale dhe një bisht të vetëm. Si duket një spermatozoid normal? Ai ka pamjen e një balloni. Një kokë ovale në krye dhe një bisht i gjatë i valëzuar.(Një spermatozoid jonormal mund të ketë dy koka, dy bishta, ose një kokë të disfiguruar). Përsëri, normale konsiderohet kur gjysma e spermatozoideve kanë formën e duhur.

Në qoftë se lëvizshmëria është e dyshimtë, doktori duhet të shikojë për mundësinë e imbalancës hormonale. Analizat në gjak do të tregojnë se si funksionon gjëndra e tiroides dhe ajo pituitare si dhe nivelin e sekretimit të hormoneve seksuale. Të njëjtat barna për fertilitetin që stimulojnë ovaret femërore, përdoren për të rregulluar edhe hormonet mashkullore.

Edhe kur forma dhe numri janë brenda kufijve të normës, spermatozoidet akoma nuk janë të afta ta fertilizojnë vezën, sepse ato mund të kenë një problem me notimin.

Për të provuar nëse lëvizshmëria është një problem, ejakulati vendoset në një kolonë me një medium që quhet Percoll. Si notarët Olimpikë, spermatozoidet pritet që të ngjiten lart në vijën e finishit duke u nisur nga starti.

Për të provuar forcën maksimale penetruese, ejakulati duhet të ruhet në mënyrë speciale me substanca të tjera. Penetrimi i vezës nga spermatozoidi është esencial për ngjizjen. Ka teste që e vlerësojnë këtë duke kombinuar në një pjatë laboratori spermatozoidet me vezët e një gruaje ose të një kafshe. Rezultati matet me numrin e vezëve që janë penetruar me sukses. Fatkeqësisht shkalla e gabimit është e lartë.

Edhe një herë, spermatozoidet duhet të vlerësohen për forcën e penetrimit të vezës. Kjo përcakton nëse ato janë të afta të fertilizojnë vezën e gruas pa mikromanipulimet që bën një embriologjist.

Shpresoj që përgjigja t’i ketë plotësuar kërkesat e tua.

Uroj shëndet, durim dhe fat për të pasur një fëmijë të mbarë, ashtu siç e dëshironi!

Doktori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›