Enada At’Nikolla kundër rrymës
Ata janë kundër rrymës. Vajza e tyre e vogël i ka bërë më të lumtur, sepse ata pushimet i konceptojnë vetëm me Kendrën, madje dhe shkëputjet për 1 ose dy ditë. Gjithmonë të zënë me punë, dhe janë të vetmit që i shmangin pushimet e tyre gjatë muajit gusht. “Ndonjë fundjave kemi bërë plazh në Durrës, sepse tani jemi duke punuar për “’Show Room’-in në zonën e ish-Bllokut, si dhe atelienë e re”, tha Enada. Dhe natyrisht pushime të gjata dimërore, por në vende të nxehta, sepse nuk u pëlqen të pushojnë atëherë kur pushojnë të gjithë. “E megjithatë, kjo është e bukura”, tregon Enada sepse ne pushimet nuk i konceptojmë dot pa gocën, që e marrim gjithnjë me vete”.