E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anjeza Branka - Zbulon format në plazh pas lindjes së djalit

 

Që s’duhet të kesh frikë nga shtatzënia, këtë mbase mund ta thotë vetëm Anjeza Branka. Me trup në formë, pa celulite, pa të çara dhe me muskulature perfekte natyrisht që nuk ka droje të zhvishet, as në plazhin më të populluar. Është fotografuar në plazhin e Dhërmiut dhe ajo që u bie në sy të gjithëve është zhdërvjelltësia, dhe asnjë shenjë deformimi pas lindjes, 17 muaj më parë të djalit të saj Leanzo. Dhe mbase kjo lindje e bëri të ndihet më seksi, më e sigurt dhe gati për të sjellë në jetë fëmijë të tjerë. Në Dhërmi pa Leanzon
Nga Shkupi në Tetovë, pastaj në Milano për t’u kthyer në Sarandë, Durrës, dhe për të përfunduar me një frymë në plazhin e Dhërmiut, ku nuk mund t’i rezistojë dot dëshirës për të bërë plazh. E ky është një itinerar koncertesh, që do të vazhdojë deri në fund të gushtit për këngëtaren Anjeza Branka. Por kur mendon që Anjeza, është mami thua po si ia del vallë? Në fakt është fotografuar nga paparaci, në plazhin e Dhërmiut, ndërsa notonte dhe merrte rreze, së bashku me bashkëshortin, Leonardo. Djalin nuk e kishin me vete, edhe pse Anjeza është shumë e lidhur me të. Djali pushon me gjyshen në plazhin e Durrësit, dhe ajo do të shkonte ta takonte sapo të kthehej nga Dhërmiu. Normal, që djali kur të rritet do të thotë për mamin e vet se i ka dhënë shumë rëndësi muzikës, por përgjigjja vjen që tani nga Anjeza: “Jo, jam e zonja të bëj gjithçka. Përpiqem të fitoj sa më shumë kohë, dhe të nis ca pushime të vërteta me djalin dhe Leonardon, vetëm në 7 shtator”. Momentalisht Leanzo rritet me gjyshen, duke qenë se këngëtarja vazhdon të jetë e impenjuar me koncerte në zona të tjera bregdetare. Tani që ai është 17 muajsh, Anjeza s’do ta ndërronte me asgjë, madje ndihet e mrekulluar, kur mendon se ai ka shfaqur që tani prirjet për muzikën, ndërsa e ndien ritmin e muzikës dhe sidomos të këngëve të saj.
“Dua të kem shumë fëmijë”
Në fakt nuk di si ta quajë Leonardon, të fejuar apo bashkëshort, pasi bashkëjeton me të, por ende nuk e kanë bërë celebrimin dhe madje as që ka ndërmend ta bëjë. “Nga unë çfarë nuk pret”, thotë Anjeza. “Unë nuk bëj kompromise, jam e lirë, e pavarur, dhe kështu e konceptoj dhe martesën. Është 25 vjeçe dhe e shkujdesshme, aq shumë sa nuk do t’ia dijë për rregulla e ceremoni zyrtare. E as për dëshmitarë. Dëshmitari i vetëm i biri, që shumë e ka mrekulluar Anjezën, sa është gati të lindë edhe 9 fëmijë të tjerë, gjithmonë për të realizuar një pasion, atë të një nëne më shumë fëmijë. “Asnjëherë jetës nuk i dihet. Jam e pavarur ekonomikisht dhe në gjithçka, dhe nuk pranoj të lidhem apo varem pas dikujt”. Ceremonia e martesës nuk është asgjë, se ku i dihet se ç’ndodh, ndërsa nuk e mohon që është duke kaluar një periudhë të mirë me Leonardon, edhe pse ai është jashtë botës së artit, pasi punon si montues ashensorësh.

Asgjë nuk ndodh pas lindjes së një fëmije

Shumë fansa do të habiteshin kur do të mësonin lajmin se vajza çapkëne Anjeza Branka, priste një fëmijë. Ishte një shtatzëni e paplanifikuar dhe ndoshta e mërziti pak këngëtaren, pasi mendoi se mund të hiqte dorë nga arti. Ndoshta dhe mendimi që gjithçka do të ndryshonte, madje dhe trupi i saj. Por e kaloi lehtë mesa duket. Sidomos kur ruajti një formë shumë të mirë trupore deri në momentin e lindjes. Gjithashtu, dhe tashmë që djali i saj është rreth 17 muajsh, ajo është sërish në formë si më parë. “Ndoshta e mora me frikë, por momenti kur djali lindi, kuptova që bota ishte imja”, tregon ajo. Po si ia bën për të ruajtur linjat? I ka ca pasione, që janë volejbolli, udhëtimet, noti dhe natyrisht kërcimi, por në plazh, ajo ha gjithçka. Gjithashtu, i pëlqejnë uji dhe dielli. Të rrijë gjithë kohën në ujë, të bëjë xhiro me motor uji dhe pastaj të shtrihet në shezlong e të marrë rreze.

Muzika? Heq dorë nga bashkëpunimet

E keni vënë re besoj, që klipet e Anjezës janë të gjitha si një harem i madh, shumë vajza dhe shumë djem, e shumë adrelinë. Anjeza që vazhdimisht kërcen, por asnjëherë me koreografi, gjithçka e ka lëvizje të momentit. Por tashmë ka vendosur të dalë ndryshe në klipin e ri, që pritet të lançohet nga fundi i shtatorit. “Në këngën e re që po bëj tipike për mua dhe masën e ritmit rrymës R@B dhe folk kësaj here do dalë e vetme. Kohët e fundit Anjeza ndoqi një strategji të tillë në muzikë, duke bashkëpunuar me këngëtarë të tjerë, si: Bertani, Niku, Vini. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›