Gent Bejko dhe Xhoi, plazh pa vajzën
Ata janë dy artistë të rinj, të cilët pushimet e gushtit i kanë të shenjta. Dhe në këto ditë të nxehta natyrisht, që kanë menduar të provojnë pak pavarësi. Por jo me dashje, pasi Gent Bejko dhe Xhoi, pasi kanë mbaruar ca punë në jug, kanë vendosur të bëjnë dhe ca orë plazh me shoqërinë e tyre, në Dhërmi. Paparaci ka fotografuar çiftin, ndërsa merrnin rreze, të shtrirë në shezlong, por pa vajzën e tyre të vogël. Orët e tyre poshtë çadrës nuk dihet sa shpejt kanë kaluar, ndërsa po provojnë ca ditë shkëputje nga puna e tyre në “Top Channel”. Xhoi, si këngëtare të “Top Show”, dhe Genti si aktor i spektaklit “Portokalli”.