E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkon tre here falje pas sherrit, Topalli zbut denimin e Gjiknurit

Byroja e Kuvendit ka vendosur dje perjashtimin per nje jave nga aktivitet parlamentare te deputetit Damian Gjiknuri per fyerje ndaj kreut te Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali. Vendimi eshte marre pas perplasjes mes tyre ne Komisionin e Ligjeve per zgjedhjen e Komisionit te ri Qendror te Zgjedhjeve. Zyra a Shtypit te Kuvendit ben te ditur se Gjiknuri i ka kerkuar tre here falje kryetares se Kuvendit per incidentin. Me pas, byroja ka vendosur qe nga dy jave, pezullimi i tij te jete vetem nje jave. Ankesa per deputetin e PS u be nga deputetet e mazhorances. Ne mbledhjen e byrose, ata kerkuan marrjen e mases disiplinore dhe perjashtimin nga punimet e Kuvendit per shkak te prishjes se mbledhjes se Komisionit te Ligjeve dhe "te sjelljes se tij te padenje". "Deputeti Damian Gjiknuri kerkoi tre here falje perpara Kryetares se Kuvendit dhe anetareve te tjere te byrose", - thuhet ne njoftimin e Kuvendit. Shkak per incidentin eshte bere procedura e zgjedhjes se kreut te ketij institucioni, hap qe, sipas PS-se, duhet te behet vetem pas zgjedhjes se anetareve te KQZ-se ne Kuvend. Kreu i ketij Komisioni, Ilir Rusmali, ka kerkuar qe te perzgjidhen 18 kandidaturat dhe me pas te kalohet ne votim. Nderkohe qe perfaqesuesit e opozites e kane kundershtuar kete proces. Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Damian Gjiknuri, u shpreh se deputetet e PS-se nuk jane njohur me kandidaturat dhe nuk kane pasur kohe t'i shqyrtojne ato. Nderkohe qe kreu i Komisionit, Rusmali, ka deklaruar se komisioni nuk duhet te humbase me kohe per konstituimin e KQZ-se. Pas kesaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i Gjiknurit, i cili ka fyer Rusmalin, ndersa mesohet se sherri gati ka degjeneruar ne perplasje fizike. Eshte dashur nderhyrja e deputetit Bashkim Fino dhe anetareve te tjere te komisionit per te shmangur edhe nje perplasje fizike mes Gjiknurit dhe Rusmalit. Burime nga mbledhja e komisionit bejne te ditur se pas reagimit me tone ofenduese te Gjiknurit, Rusmali ka deklaruar se do te merren masa ndeshkuese per sjelljen e tij. Pasditen e djeshme eshte mbledhur dhe byroja e Kuvendit, e cila ka vendosur dhe pezullimin per nje jave te Damian Gjiknurit. Vendimi per perjashtimin nje jave u mor nga Kuvendi, pas kerkeses se faljes. Nderkohe qe grupi i deputeteve te Komisionit te ligjeve kishte kerkuar qe deputeti Gjiknuri te perjashtohej 2 jave nga punimet e komisioneve parlamentare. Deputeti Damian Gjiknuri, pak pas mbledhjes se Komisionit te Ligjeve, u shpreh se ky kundershtim i tij ishte ne lidhje me shkeljen e procedures nga Rusmali. Lidhur me debatet, Gjiknuri u shpreh se "u perdoren epitete fyese dhe ka pasur nje shkembim fjalesh. Por ajo qe duhet t'i interesoje publikut me shume sesa shkembimi i fjaleve eshte shkelja e rende qe po i behet ligjit, menyra e befte, menyra e pabese dhe mbi te gjitha njeanshmeria qe po tentohet dhe me zgjedhjen e kryetarit te KQZ-se".

Dokle: Perjashtimi i Gjiknurit, sjellje brutale ndaj PS

Pas vendimit te Byrose se Kuvendit ka ardhur dhe reagim i selise roze. Ne emer te Grupit Parlamentar te PS-se, nenkryetar i Kuvendit Namik Dokle me ane te nje deklarate e cileson si sjellje brutale dhe represive perjashtimin e Damian Gjiknurit nga punimet e Kuvendit. "Eshte e turpshme qe pas kesaj, mazhoranca, ne vend qe te kerkoj ndjese per shkelje te ligjit dhe fyerje te deputetit, perkundrazi, nepermjet byrose se kontrolluar prej saj merr mase perjashtimi nga punimet e komisionit te deputetit Gjiknuri, bashkekryetar te hartimit te Kodit Zgjedhor. Eshte i qarte synimi i mbrapshte i ketij akti antiopozite ne nje moment delikat dhe te rendesishme te zbatimit te Kodit Zgjedhor", tha Dokle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›