E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret e Lushnjes qellojne me veze kreun e AK

Qytetaret e Lushnjes kane zgjedhur t'i pergjigjen me veze dhe domate aktiviteteve dhe retorikes se kreut te Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Dje ne qytetin e Lushnjes, qytetaret e irrituar kane reaguar ashper ndaj protestes qe zhvillonte Aleanca Kuq e Zi, duke e goditur ne shenje proteste kreun e saj. Ky reagim i qytetareve lushnjare ka ardhur pas nje proteste qe rreth 20 aktiviste te Aleances Kuq e Zi organizuan kunder Drejtorise se Spitalit Lushnje. Sipas drejtuesve te aleances, protesta u zhvillua pasi disa punonjes te ketij spitali jane hequr nga puna me pa te drejte. Nderkohe qe qytetaret kane kundershtuar akuzat e hedhura nga ana e kreut te Aleances Kuq e Zi. Reagimi i qytetareve ka ardhur ne momentin kur drejtuesi e Aleances Kuqezi ishte duke mbajtur fjalen e tij para aktivisteve. Qytetaret kane deklaruar se kreu i AK po e perdor politikisht cdo ceshtje dhe kane qender kunder deklaratave te bera nga Kreshnik Spahiu. Duke mos pranuar faktin e perdorimit politik te nje ceshtjeje te tille, qytetaret kane goditur me veze aktivistet nen moton "O Kreshnik o hajdut, leket e Xhakes ku i ke fut?". Qytetaret kane deklaruar per median e pranishme ne vendngjarje se goditja me veze, domate dhe miell eshte pikerisht ajo cfare meriton Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu, duke bere thirrje qe nje reagim i tille te jete ne te gjithe vendin. Nga ana tjeter, qytetaret kane kritikuar edhe protesta te tjera te ngjashme te AK-se, ndersa kane bere dhe akuza te ashpra ndaj kreut te aleances Kreshnik Spahiu. Qytetaret jane shprehur AKZ "eshte kthyer tashme ne nje parti gjobevenese". Sipas qytetareve te Lushnjes, "Aleanca Kuqezi dhe kryetari i saj kane lidhje te forta me boten e krimit, pasi, sipas tyre, bizneset qe drejtohen nga kriminelet financojne Aleancen Kuqezi dhe aktivitetet e saj". Ky nuk eshte rasti i pare ku aktivitete te Aleances Kuq e zi nxisin reagime tek qytetaret per menyren e zhvillimit te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›