E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valltarët e vegjël prishtinas në Sakarya

Ansambli i Valleve i Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve në Sakarya, në Turqi. Festivali që filloi më 18 prill, zgjatë deri më 25 prill.

Meqë festivali ka karakter garues, anëtarët e Ansamblit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës presin që nga atje të kthehen me ndonjë çmim.

Ndryshe, pjesëmarrja ansamblit prishtinas në këtë festival u mundësua nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport, e Komunës së Prishtinës, përkatësisht nga drejtoresha Vlora Dumoshi.

Kjo s’është hera a parë që kjo drejtori përkrahë përfaqësimin ndërkombëtar dhe realizimin e projekteve të ngjashme të kulturore të fëmijëve në kryeqytet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›