Ende beqare
Këngëtarja Leonora Jakupi, duke folur për vitin që lamë pas, ka thënë se ndihet më profesionalisht e realizuar, ndërkaq ka shtuar se në këtë vit pritet që ajo të sjellë po ashtu risi të tjera.
“2010-ta ishte vit i mbarë. Në planin profesional ndihem e realizuar, kisha këngë të reja, klipe, çmime festivalesh, e shumë koncerte dhe turne anekënd ku ka shqiptarë…”, ka thënë Leonora.
Sipas saj, një ndër prioritet e saj është edhe familja për të cilën ajo kujdeset shumë, ndërkaq është e lumtur me ardhjen në jetë të mbesës së saj Morea, që sipas këngëtares, ka sjellë gëzim dhe hare në shtëpinë e saj.
“Ajo filloi hapat e parë të ecjes dhe po ashtu shqiptimin e fjalëve të para…”, shprehet e gëzuar bukuroshja Leonorë.
Por, për këtë fillim viti Leonora ka thënë se nuk ka ndonjë risi sa i përket jetës së saj private, duke aluduar kështu se ajo ende është beqare, pavarësisht se i ka kaluar të 30-at. Megjithatë, ajo është duke u përgatitur për klipin e saj më të ri qysh në këtë fillim të vitit.
“Këtë fillim vit të 2011 po përgatitem për realizimin e klipit të ri të këngës që sapo kam përfunduar. Do të jetë një baladë e bukur dhe shpresoj t’i kënaq shijet e adhuruesve të këngës sime”, ka thënë ajo. Leonora ka premtuar edhe një album por ka qenë e rezervuar për të mos bërë komente të tepruara. “Kam shumë dëshira për këtë vit, pres befasi të mira…”, ka thënë ajo.