Ronaldo harron golat nga faulli

Mirëpo, kjo çështje mund të rishqyrtohet duke e pasur parasysh se portugezi, dikur specialist i faulleve, nga 32 golat e shënuara këtë sezon në La Liga, nuk ka shënuar kurrë nga goditja e lirë.
Është njëri nga specialitetet e tij, por që këtë vit e pret ende golin e parë. E përditshmja spanjolle ‘El Pais’ e ka nxjerr një statistikë nga e cila del se nga 37 tentime, ylli portugez ka 0 gola nga faulli.
S’duhet harruar se portierëve u futej frika në palcë, kur akordohej gjuajtje e lirë për madrilenët prej të cilave në sezonet e fundit ish futbollisti i Manchester Unitedit ishte bërë fabrikë e golave.
Me zero gola, natyrisht ka edhe specialistë të tjerë, por askush në Evropë nuk ka provuar aq shumë sa ai. S’duhet harruar se në ekipin e Realit ka zgjidhje të tjera si Ozil, Xabi Alonso, Kakà, Granero, Benzema. Mirëpo, Ronaldo s’e ka shumë problem, posaçërisht derisa Jose Mourinho t’i besojë atij në këtë aspekt.
Nëse shikohen ligat më të forta evropiane, atëherë mund ta vërejmë se Santi Cazorla, mesfushor i Malagas, është specialisti i faulleve këtë sezon. Ai ka shënuar 4 gola nga gjuajtja e lirë, nga 21 tentime. Të fundit e shënoi pikërisht ndaj ‘Los Blancos’.