Ende nuk është arritur konsensus për reformën zgjedhore

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ende nuk kanë arritur konsensus të plotë për reformën zgjedhore.
Kjo po vonon edhe finalizimin e draft-ligjit për zgjedhjet, thonë përfaqësues të Komisionit për reformën zgjedhore.
Përfaqësues të shoqërisë civile, fajin për vonesën e kësaj reforme e hedhin te partitë politike, ndërsa, potencojnë faktin që reforma zgjedhore është edhe kërkesë e Komisionit Evropian./Indeksonline/