E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende nuk gjendet gjuha e komunikimit - Tirana ne tension

Disa here deputetet dhe simpatizantet e opozites kane tentuar qe te hyjne me force brenda salles ku po zhvillon mbledhjen KQZ-ja. Por kordone te shumte te policise dhe forcave te nderhyrjes se shpejte kane zbrapsur dhe po e mbajne nen kontroll turmen e protestuesve. Paralel me grumbullimin ne kryeqytet PS dhe aleatet e saj ne opozite po organizojne protesta edhe ne Durres Kavaje Fier e Lezhe. Shkak eshte pakenaqesia qe ata kane per menyren e perllogaritjes se votave per kryetar bashkie ne Tirane ku po evidentohen dhe vota te vlefshme qe jane hedhur ne kuti te gabuara ne zgjedhjet e 8 majit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demonstruesit para KQZ-se

Opozita flet per minim te zgjedhjeve

Drejtues te PS-se e kane pershkruar procesin votues si te minuar nga perfaqesuesit te mazhorances ne KQZ ndaj dhe ata do te vijojne me nje vale proteste ne te gjithe vendin. Me heret kryeministri Sali Berisha lidhur me protesten para godines se KQZ ne Tirane ka theksuar se opozita duhet te heqe dore nga veprimet e dhunshme. Me kercenime eshte rruge e gabuar me presione eshte akoma me e gabuar. Ne qendrojme ketu per nje proces te drejte e te ndershem per nje proces ku cdo vote te kushtoje ka deklaruar kryeministri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga protesta

Reagime nga Bashkimi Evropian

Nepermjet nje deklarate shtypi perfaqesuesja e larte e Bashkimit Europian Catherine Ashton ka komentuar zhvillimet me te fundit per nxjerrjen e rezultateve te votimeve te 8 majit. Sipas saj BE ishte duke pritur publikimin e rezultatit zyrtar perpara se te shprehnim qendrimin tone perfundimtar. Shefja e diplomacise europiane nenvizon se rezultati i ngushte ne zgjedhjet per kryetar Bashkie ne Tirane do te thote se te dy palet duhet te arrijne te kapercejne mosmarreveshjet dhe te gjejne zgjidhje.

Per Ashton zhvillimet e dites se merkure jane tregues i ndjeshmerise se situates politike. Duke apeluar per perfundimin e procesit te nxjerrjes se rezultateve baronesha Ashton ka theksuar se kjo duhet te behet ne kuader te institucioneve ekzistuese dhe brenda rregullave ekzistuese ligjore kuadrit dhe praktikave dhe se te gjithe udheheqesit politike mbajne nje pergjegjesi te vecante per te mos vene ne rrezik jetet e qytetareve.

Autor Arben Muka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›