E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kahn jep dorëheqje

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 11:00

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, i cili po mbahet në burg në New York, i akuzuar për sulm seksual.

Ai është arrestuar të shtunën në aeroportin e New Yorkut, pas një denoncimi që kishte bërë një punëtore e një hoteli për sulme seksual ndaj saj, të cilat akuza Kahn i ka hedhur poshtë.

Komunikata bëhet publike vetëm pak orë para se avokatët e Kahnit, të paraqiten për herë të dytë në gjykatë për një seancë për lirim me kusht.

Një gjyqtar, herën e parë ka hedhur poshtë kërkesën e Kahnit, për lirim me kusht, duke e argumentuar vendimin e tij se ekziston rreziku që tashmë ish shefi i FMN-së, mund të ik me aeroplan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›