Sa te sigurta jane centralet atomike gjermane

Gjermania ua nenshtroi 17 centralet e saj atomike testit te stresit - nje stresi shume te vecante sic deklaroi Ministri Federal i Ambjentit Norbert Roumlttgen ne prezantimin e raportit per centralet atomike te Komisionit te Pavarur per Sigurine e Reaktoreve
Nuk eshte fjala qe a respektohen kerkesat aktuale por qe kerkesat aktuale te rriten edhe me shume. A mund tu permbahemi ne kerkesave te deritashme dhe cfare ndodh ne fakt sikur ne ne Gjermani dhe ne Evrope te marrim mesime te tjera ne te ardhmen
Per shembull nga termetet ose permbytjet. Katastrofa atomike e Fukushimes tronditi edhe shoqerine gjermane. Sepse frika per aksidentet atomike u be shume me reale. Qeveria federale gjermane dha pas kesaj nje sinjal te qarte ndalimi shtate centralet me te vjetra atomike u nxorren perkohesisht nga rrjeti. Nderkohe u vendos qe te ridiskutohet politika atomike ne dy nivele nga njera ane nga pikepamja etike-sociale ne te ashtuquajturin Komision te Etikes - rezultati eshte ende i hapur- nga ana tjeter u caktua te zhvillohej diskutimi ne aspektin teknik-shkencor ne Komisionin e Sigurise se Reaktoreve. Anetaret e ketij Komisioni e kryen edhe testin e stresit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rudolf Wieland majtas drejtuesi i Komisionit te Sigurise se Reaktoreve krah ministrit te Ambientit Norbert Rttgen
Drejtuesi i Komisionit te Sigurise se Reaktoreve Rudolf Wieland paralajmeroi qe ngjarjet e Fukushimas te mos percillen thjesht ne situaten ne GjermaniNe baze te njohurive te deritashme ne duhet te konstatojme se patem te bejme me nje ngjarje e cila duhet te qe marre parasysh ne nje veshtrim normal difektesh. Krahasimi me centralet gjermane nxorri si perfundim se nuk ka te dhene qe deficite te tilla gjenden edhe te centralet gjermane.
Centralet gjermane te pergatitura per avarite
Ketu problemet potenciale per centralet atomike jane marre ne konsiderate- edhe nese nuk mund te jesh i pergatitur automatikisht kunder te gjithave. Ne gjashte javet e shkuara Komisioni per Sigurine e Reaktoreve hartoi nje dokumentacion te jashtezakonshem tha ministri i Ambjentit Roumlttgen.
Per secilin central ne vecanti ne raport pershkruhet sa i sigurte eshte ne rast termetesh ekstreme permbytjesh te medha rrezimi te avioneve mbi ta dhe nderprerjes per nje kohe te gjate te energjise elektrike. Per kete u percaktuan te ashtuquajtur niveleve zhdervjelltesie. Jo te gjitha centralet atomike u klasifikuan ne nivel te larte per te gjitha kriteret e sigurise deklaroi si Rudolf Wieland ashtu edhe ministri i Ambjentit Roumlttgen. Vecanerisht pak te zhdervjellta jane centralet qe tashme jane mbyllur ne rastin e rrezimit te nje avioni mbi to. Vec kesaj nuk ka pergjigje per te gjithe skenaret. Koha nuk pati mjaftuar per te gjitha. Por megjithate ajo qe u fitua ishte nje pamje e pergjithshme me e diferencuar.
Te secili central ekziston nje kombinim te zhdervjelltesise ne nivele te ndryshme. Prandaj kjo strukture nxjerr ne pah si stabilitetin ashtu edhe kufijte e zhdervjelltesise dhe madje edhe nje rrezik specifik por megjithate ekzistues.
Pasoja te menjehershme konkrete raporti per energjine atomike nuk ka. Roumlttgeni nuk shqiptoi as nje rekomandim- kjo eshte pune e landeve federale gjermane. Nga raporti nuk rezulton qe Gjermania duhet te largohet me shpejtesi nga energjia atomike.
Autor Kay-Alexander Scholz/ Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj