E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende pa marreveshje perfundimtare per krizen e borxhit evropian

Udheheqesit evropiane u perpoqen se tepermi te arrinin nje marreveshje per planin qe do te zgjidhte krizen e borxhit te kontitentit ne takimin e tyre te dyte te kesaj jave ne Bruksel. Ndersa dihen disa elemente te pergjithshem te planit nuk jane bere te njohura ende hollesite e tij.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se mbeten shume probleme per tu zgjidhur ndersa kryeministri i Luskemburgut Zhan Klod Xhanker tha se kreret e shteteve mundet te mos jene te afte ti zgjidhin te gjitha aspektet e marreveshjes.

Nje nga ceshtjet e planit se csasi te borxhit do ti falin bankat Greqise per borxhin qe Athina u detyrohet atyre ishte vecanerisht e veshtire te zgjidhej. Udheheqesit evropiane kerkojne qe bankat te dalin me 60 per qind humbje tek letrat me vlere nderkohe qe vete bankat ofrojne nje shifer shume me te vogel.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›