Esete ne radio eksplorojne krijimtarine teknologjike

Ne jeten tone te perditshme ekzistojne mekanizma te natyres dhe te qenieve njerezore si inxhinieria dhe arti. Qe prej vitit 1988 manipulimi krijues i ketyre mekanizmave eshte eksploruar nepermjet eseve ne radio me vale te shkurtera rreth historise se teknologjise ne emisionin e quajtur Motorret e Krijimtarise Sone. Sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Greg Flakus nga Hjustoni i Teksasit autori i ketyre historive John Linhard tani ka pauses nga e gjithe bota ne Internet.
John Linhard ka qene profesor i inxhinjerise ne Universitetin e Hjustonit. Ai e fillon cdo episod te programit Motorret e Krijimtarise Sone me nje deklarate te shkurter te qellimshme
Fakulteti i Inxhinjerise ne Universitetin e Hjustonit paraqet kete serial rreth mekanizmave qe nxisin civilizimin tone dhe njerezve krijimtaria e te cileve i ka bere ato realitet.
Duke transmetuar esete nga radio stacioni publik i universitetit KUHF Linhard kap imagjinaten e degjuesve me histori rreth arritjeve teknologjike si Muri i Madh kinez.
Muri ndoshta i sherbeu qellimit per te parandaluar pushtuesit por ai u perfundua pak para se te perfeksionoheshin topat pasi artileria kishte per qellim qe te rrezonte te gjithe muret e medhenj.
Pasuesit e tij vleresojne aftesite e zotit Linhard per te eksploruar teknologjine dhe subjekte te tjera ne menyra shpesh te paparashikuara.
Linhard i arrin keto te papritura duke studjuar libra te vjeter dhe manuale inxhinjerike per te mesuar rreth teknologjise qe ka ndryshuar boten.
Synimi im eshte qe te tregoj se mes dy elementeve nga permbajtje te ndryshme ekzistojne lidhje ne nje forme te paparashikuar.
Motorret e Krijimtarise Sone transmetohet nga e hena deri te premten dhe po terheqin audience ne Internet. Linhard shpreson qe ky program te kete ndihmuar per ta bere shkencen dhe inxhinjerine me te perdorshme nga nje numer me i madh njerezish.
Interneti ka sjelle ndryshime radikale sepse kushdo mund te mesoje dicka rreth shkences dhe teknologjise.
Ne moshen 81 vjecare Lienhard ka mbledhur rreth vetes kontribues te tjere per te shkruar disa prej eseve megjithate atij i pelqen te flase rreth historive argetuese dhe edukative.
Te mesuarit eshte ne nje fare menyre si shpikje. Nese mund ti terheqim njerezit tek ky aspekt argetues tek kenaqesia e ushtrimeve mendore dhe arritjeve mendore atehere une mendoj se ia kemi arritur qellimit tone.
John Linhard ka transmetuar deri tani rreth 2750 episode prej 3 minuta e gjysem te programit Motorret e Krijimtarise Sone dhe duke patur parasysh pasionin e tij per te shkruar dhe per transmetuar ne radio ka te ngjare qe ai te vazhdoje me shume transmetime te tjera.