E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende pa u rehatu, gruaja e Sneijder është pendu

Pa u bërë një ditë e plotë pas arritjes në Turqi, gruaja e Wesley Sneijder, Yolanthe Cabau mund të jetë penduar që ka zgjedhur Stambollin dhe Turqinë si të ardhmen e familjes së saj, konkretisht të dashurit Wesley Sneijder.

Në profilin e saj në "Twitter", ajo ka publikuar një foto ku shihet se si pranë hotelit ku qëndrojnë ata, është ndezur një zjarr i madh i cili e ka frikësuar atë.

"Shikoni atë zjarrë sa afër që është. është një gjë e keqe sepse hoteli është shumë afër zjarrit. Zjarri është duke u rritur, ndërsa ata na thonë se gjëndja është nën kontroll. Duket e tmerrshme, unë nuk pajtohem me këtë popull" shkroi Yolanta e frikësuar.

"Traumat" e saj me siguri ende që nuk janë larguar nga pritjet që i janë bërë burrit të saj, Sneijder nga tifozët e zjarrtë të Galatasarayt pas arritjes në Turqi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›