E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'ka ardhë Messi, por Guardiola"

Ish trajneri i Bayern Munchen, Felix Magath e ka minimizuar ardhjen e Pep Guardiolës në Bayern Munchen, duke mos e quajtur diçka aq të madhe siç po e bëjnë. Magath tha se ka ardhur Pep Guardiola e jo Lionel Messi.

"Guardiola është duke u trajtuar si një Mesi, para se të mbërrijë te Bayern Munchen. Ai mund të ketë vështirësi të jetojë sërish në majat e larta si trajner. Guardiola është një trajner me përvojë, por futbolli gjerman nuk duket t’i përshtatet atij. Nuk përjashtohet edhe suksesi, por nuk është i garantuar" deklaroi Magath./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›