Endri Gega bëhet prokuror i parë shqiptar në Zvicër

Në Gjenevë pesë kandidatë konkurronin për katër vende të prokurorit. Deputetët e kantonit të Gjenevës zgjodhën dy socialistë, Endri Gega dhe Julien Maillefer, si dhe dy të partisë PLR, Diane Kronbichler dhe Anne Jung Bourquin.
Ndërsa kanë hedhur poshtë aplikimin e Sebastian Grosdemange (partia MCG).
Me diplomë universitare në drejtësi të Universitetit të Gjenevës, Endri Gega vazhdoi trajnimin e tij për avokat praktikant në një kabinet të famshëm të Gjenevës, për të punuar më pas në kabinetin e tij.
Albinfo.ch ishte e pranishme në minutat e parë kur Endri Gega mori lajmin e emërimin e tij për prokuror.
“Është diçka shumë e mirë për mua, por edhe për komunitetin tonë, besoj”, tha Endri, duke shikuar SMS-të e shumtë që vrullonin nga rrethi i tij familjar dhe profesional./Indeksonline/