E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveritarët hanë bukën e “Ben-Afit”

U helmuan nga ushqimi i “Ben-Afit”, por kadetët e Policisë do të vazhdojnë të ushqehen ende nga kjo kompani. Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, kompania “Ben-Af” ende vazhdon të japë bukë për kadetët që kryejnë trajnime por edhe për punonjësit e Akademisë.

Zyrtarët e kësaj të fundit kanë shpallur tender të ri për furnizim me ushqim dhe këtë radhë nuk është “Ben-Af” që ka fituar tenderin por një kompani tjetër, shkruan Tribuna.

Por kur pritej që më 17 qershor të nënshkruhej kontrata me “Amazona&Apetit” nga Obiliqi, një kompani është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit ndaj vendimit që “Amazonës” t’ia japin tenderin. Zyrtari për informim i Akademisë, Xhemil Klinaku, konfirmoi për fituesin por nuk e di datën e saktë se kur mund të nënshkruhet kontrata./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›