Endri Haxhihyseni mund FSHP-në në gjyq
Peshëngritësi shqiptar, Endri Haxhihyseni, u shpall sot i pafajshëm për akuzat e përdorimit të substancave të ndaluara. Ky është lajmi më i fundit nga Gjykata e Shkallës së Parë, ku edhe kishte bërë kallëzimin peshëngritësi i njohur i përfaqësues sonë. "Haxhihyseni akuzohej për përdorim dopingu, pasi gjykata ka rrëzuar akuzat ndaj tij", citohej dje në vendimin e këtij institucioni, ku Haxhihyseni ishte drejtuar për të vënë në vend nderin e përdhosur nga FSHP-ja. Kohë më parë, FSHP-ja kishte publikuar edhe emrin e Endri Haxhihysenit në listën e peshëngritësve pozitivë për përdorim dopingu, por pas kundëranalizës, ky i fundit rezultoi negativ. Megjithatë, edhe më pas FSHP-ja ka pretenduar se Haxhihyseni është pozitiv për doping, por në analizën e dytë Qendra Ndërkombëtare e Kontrollit Antidoping e ka mëshiruar peshëngritësin shqiptar, ndaj ka sjellë përgjigje negative në testin e dytë. Kjo është konsideruar absurde nga Haxhihyseni, i cili ka kërkuar të drejtën e tij në dyert e gjykatës. Dhe ka pasur të drejtë: në bazë të vendimit të djeshëm, FSHP-ja detyrohet ta dëmshpërblejë peshëngritësin për prishje të imazhit.