Barce, Guardiola sakrifikon Eto‘onë
Çështje ndjenje. Pep Guardiola kthehet të flasë pas gati dy muajsh dhe argumenti është Samul Eto‘o. Pse trajneri "i tripleks" ka vendosur të vazhdojë më tej pa një sulmues, i cili ka shënuar 30 gola në Liga dhe një në Champions League? Pep është njeri i ndershëm, i sinqertë dhe nuk tërhiqet mbrapsht. Ai shpjegon arsyet e zgjedhjes se tij. "Pasi kemi fituar gjithçka, e ndjeja se duhej ndryshuar diçka në dhomat e zhveshjes. Jo shumë, por diçka po. I ka besuar ndjenjës sime dhe duke parë se unë nuk mund t‘u ndryshoj personalitetet futbollistëve të mi, por kam përgjegjësinë për të zgjedhur lojtarët e mi, më lindi ideja e ndryshimit të sulmuesit. Për këtë arsye duhet të specifikoj se nuk kam asgjë kundër Samuelit. Vitin e kaluar pa atë ne nuk do të kishim fituar ato që kemi fituar dhe për gjatë gjithë sezonit sjellja e tij nuk ka qenë e mirë, por shembullore, brenda dhe jashtë fushës. Për më shumë, Eto‘o ka qenë i mrekullueshëm në 5 vitet që ka luajtur këtu dhe prandaj më duhet ta falënderoj shumë". Por ndjeja se kishte ardhur momenti i ndryshimit. E kuptoj që njerëzit pyesin se përse e kam vendosur një gjë të tillë: mundet vetëm të them se nuk ka qenë një vendim i thjeshtë dhe mund të kuptoj që Samueli do ta ketë të vështirë ta pranojë, por kjo është e vërteta, e ndieja se duhet ta bëja. As nuk jam i sigurt nëse po bëj mirë, vetëm koha do të na e tregojë, por ka zgjedhur me bindje, pa pasur asnjë dyshim. Jetoj me futbollin prej shumë vitesh dhe kam mësuar të dëgjoj ndjenjat e mia. Mos kërkoni arsye të tjera të ndonjë tipi tjetër, sepse do të gaboheni. Është e vërtetë që jam përplasur me Eto‘o, por nëse do të duhet të largoja të gjithë ata me të cilët kam pasur debate për çështje taktike, atëherë këtë vit do të kishim 20 lojtarë të rinj. Në nivelin e bashkëjetesës e shpirtit të grupit nuk ka pasur kurrë, kurrë, kurrë, asnjë problem me Eto‘o, gjë që mund të ndikonte në vendimin për të ardhmen e tij. Megjithatë duhet thënë se, për momentin Eto‘o është një lojtar i Barcelonës". I pyetur, "po nëse kamerunasi do të qëndrojë?" - Guardiola përgjigjet: "S‘ka asnjë problem. Eto‘o është një lojtar i madh dhe do e mbaja me kënaqësi, nuk ka pse të ketë tension. Kam folur me të dhe shpresoj të mos jetë mërzitur. Ne nuk jemi aq të pasur sa t‘i mbajmë të dy: edhe Ibrahimoviçin edhe Eto‘on. Në fund të kësaj tratative te Barcelona do të jetë ose Eto‘o ose Ibrahimoviç. Po dje është shprehur edhe vetë Ibra me një deklaratë "dashurie" për Barçën. E përditshmja sportive katalanase "Sport" ka cituar disa fjalë shumë të qarta të Ibrahimoviçit në lidhje me të ardhmen e tij: "Ëndërroj të luaj me Mesin, ka theksuar suedezi, të dy bashkë do të bëjmë çmendurira". Megjithatë ai që vendos gjithçka është vetëm Eto‘o.