E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore, Besa – Partizani U-19 6-0

(ALBANIA SPORT) – Besa fitoi 6-0 testin me Partizani U-19. Golat për kavajasit e drejtuar nga Shpëtim Duro mbajnë firmat e Vioresin Sinanit (2), Bazjon Tragajt, Bledar Mancakut dhe Meglid Mihanit.

Sinani bëri një debutim perfekt me Besën, skuadra e tij e tretë në Shqipëri pas Vllaznisë e Tiranës. Ndaj Partizanit U-19 debutoi edhe portieri Edvan Bakaj (ish-Laçi).

Në takimin e parë miqësor për këtë vit, Besa fitoi 2-1 miqësoren me Laçin. Golat për Besën u shënuan nga Alban Dragusha e Bruno Okshtuni, ndërsa për Laçin nga Julian Brahja.

Miqësoret
Besa - Laçi 2-1
Besa – Partizani U-19 6-0
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›