E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, miqësore me Rusinë?

(ALBANIA SPORT) – Rusia mund të jetë kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren 3 marsit, datë kjo e lirë nga FIFA. “UFA Sports’, kompania që menaxhon të drejtat televizive jashtë vendit të Kombëtares sonë është duke punuar në këtë drejtim.
Kontaktet formale kanë nisur, ndërsa pritet përgjigjia e palës ruse, që tashmë nuk do të drejtohet më nga holandezi Guus Hiddink.
Në fakt, fillimisht është folur për një miqësore kundër Luksemburgut modest, por trajnerit Kuzhe nuk i ka pëlqyer shumë kjo gjë. Emri i Rusisë  - dështoi për të qenë pjesë e finaleve të Botërorit 2010 – është sugjestionues.
Shqipëria është ndeshur dy herë kundër Rusisë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2004. 
Trajneri italian Xhuzepe Dosena humbi 4-1 në Volgograd (16 tetor 2002, gol i Klodian Duros), ndërkohë që gjermani Hans-Peter Briegel fitoi 3-1 në Shkodër (29 mars 2003, golat nga Altin Rraklli, Altin Lala dhe Igli Tare)
Miqësorja e fundit zyrtare e Shqipërisë është ajo kundër Estonisë ku barazuam pa gola në “Le Coq Arena”. Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›