E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetlem Çapja, gati firma blu

Maqedonia do të jetë vendi ku do të kryejë fazën përgatitore kampionia e Shqipërisë, Dinamo, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kampioneve, shorti i të cilës do të hidhet, më 1 korrik në Nion të Zvicrës. Me vetëm shtatë lojtarë titullarë, Dinamo është në kërkim të përforcimeve.
CAPJA- Mesfushori elbasanas Hetlem Capja, i cili e mbylli kontratën me Tiranën e tani është një lojtar i lirë, pritet të nëshkruajë një kontratë me 17-herë kampionët e Shqipërisë. Capja, do të behët lojtari i tretë elbasanas të Dinamo, pasi me klubin e presidentit Sulaj luajnë edhe Arjan Pisha e Elvis Kotorri.
DIOB- Mbrojtësi senegalez pritet të jetë pjesë e Dinamos në Kampionatin e 70-të Kombëtar. Diop, i ambientuar plotësisht me karakterin e futbollit shqiptar, ndodhet në planet e trajnerit Daja. Edhe tre futbollistët kroatë Goran Granic, Goran Vincetic e Pero Pejic do të jenë pjesë e 13-herë fituesve të Kupës për ndeshjet eliminatore në Ligën e Kampioneve, përpara se ata të ulen në tavolinë për të diskutuar kontratat e reja me stafin administrativ.
ALLMUCA – Mesfushori Igli Allmuca, i kërkuar nga gjysma e klubeve elitare të futbollit shqiptar, ka të ngjarë të firmosë sërish me Dinamon, edhe pse para pak ditësh menaxheri i tij, Gëzim Mance pohoi se për ish-lojtarin e Partizanit e Tiranës, ka disa oferta nga Ukraiana e Rusia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›